VËLLAZËRIMI MES MUHAXHIRËVE DHE ENSARËVE | IBNI HISHAMI | PJESA 15

Ibni Is’haku thotë:

“I Dërguari i Allahut a.s. pastaj bëri vëllazërimin mes muhaxhirëve dhe ensarëve. Me atë rast, siç kam dëgjuar, dhe Allahu na ruajt që t’i atribuojmë diçka që nuk e ka thënë, kishte thënë:

“Vëllazërohuni në emër të Allahut, dy nga dy!” Pastaj ia kapi dorën Ali b. Ebi Talibit dhe tha: “Ky është vëllai im!” Kështu, Pejgamberi a.s., prijësi i Pejgam- berëve, lideri i të devotshmëve, i dërguar prej Zotit të të gjitha botëve, i Cili nuk ka as të barabartë e as të ngjashëm ndër krijesat e Tij, u vëllazërua me Ali b. Ebi Talibin, Allahu qoftë i kënaqur me të!” Pastaj u vëllazërua Hamza b. Abdulmutta- libi, ‘Luani i Zotit dhe i Pejgamberit të Tij’ dhe xhaxhai i Pejgamberit, me Zejd b. Harithen, robin e liruar të Pejgamberit a.s.. Hamza më vonë, në betejën e Uhudit, e kishte porositur që në qoftë se vdes, ai t’ia kryejë testamentin. U vëllazëruan po ashtu edhe Xhafer b. Ebi Talibi, i cili, sipas asaj që Pejgamberi kishte parë në xhenet, kishte dy krahë, dhe Muadh b. Xhebeli, vëllai prej gjaku i Beni Selemes.
Janë vëllazëruar gjithashtu edhe: Ebu Bekër Siddik b. Ebi Kuhafe dhe Hari- xhe b. Zuhejr; Omer b. Hattab dhe Itban b. Malik; Ebu Ubejde b. Xherrah dhe Sa’d b. Muadhi; Abdurrahman b. Avf dhe Sa’d b. Rebij’; Zubejr b. Avvam dhe Seleme b. Selame b. Vaksh; Osman b. Affan dhe Evs b. Thabit b. Mundhir; Talha b. Ubejdullah dhe Ka’b b. Malik; Seid b. Zejd b. Amër b. Nufejl dhe Ubej b. Ka’b; Mus’ab b. Umejr dhe Ebu Ejjub Halid b. Zejd; Ebu Hudhejfe b. Utbe dhe Ubad b. Bishr; Ammar b. Jasir dhe Hudhejfe b. Jeman; Ebu Dherr Gifarijj dhe Mundhir b. Amër; Hatib b. Ebi Beltea’ dhe Uvejm b. Sa’ade; Selman Farisiu dhe Ebu Derda’ dhe Bilali, rob i liruar i Ebu Bekrit dhe Ebu Ruvejha.
Këta janë emrat e disa prej sahabëve të Pejgamberit a.s., të cilët Pejgamberi i ka vëllazëruar mes tyre.