Shpjegimi i hadithit dhe analiza e tij (Hadithit të Xhibrilit)

Thënia në hadith “- më trego ç’është Islami” është një pyetje që brendapërbrenda ngërthen esencën e Islamit, që nënkupton se adhurimi duhet t’i dedikohet vetëm Allahut duke mos i bërë rival Atij. Dhe predikimi që bën Muhamedi a.s., është mesazh nga Allahu i Madhërishëm.

Pra, Resulullahu a.s. Islamin e kishte komentuar si veprim të gjymtyrëve të jashtme, që manifestohet me gjuhë, fjalë dhe vepër. Pastaj tregoi se ka të bëjë me kryerjen e namazit si detyrim në kohë të caktuar me të gjitha rregullat e tij. Pastaj tregoi se dhënia e pasurisë, që është hise e të varfërve dhe nevojtarëve, është detyrim ashtu sikur janë edhe dëshmia dhe namazi.

Po ashtu tregoi se pjesë e pandashme e Islamit është agjërimi i ramazanit dhe kryerja e riteve të Haxhit brenda mundësive fizike dhe materiale.

Kështu, Islamin e kishte ndarë në veprime trupore, që janë: namazi dhe agjërimi, dhe në veprime materiale – që është dhënia e zekatit, dhe, në mes tyre, është një veprim edhe trupor edhe material, që është Haxhi. Vlen të theksohet se të gjitha detyrimet e jashtme dhe të dukshme janë nën ombrellën e quajtur Islam. Këtë e dëshmon fjala e Resulullahut a.s. “Mysliman është ai që nga gjuha dhe dora e tij, myslimanët janë të shpëtuar”.(5) Se Islami merret me çështjet e jashtme, këtë e konfirmon edhe ky hadith:

Një person e pyeti Profetin a.s..: “Ç’është më e dobishmja nga Islami”? Ai a.s. iu përgjigj: “Të shpërndash ushqim dhe përshëndetje (selam) për atë që e njeh dhe atë që nuk e njeh”.(6)… (vijon)

© 2018, fryma.org. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndihmoni në mirmbajtjen e webfaqës duke klikuar në reklamat që shafqen në mbrendi të tekstit.