SEMINARI PËR ZHVILLIM TË MENDIMIT KULTUROR DHE QYTETËRIMOR TEK NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME

Fondacioni Throni, bashk me Kryesia e Turqve dhe Popujve Farefisnore Jashtë Turqisë (e njohur si YTB) organizoi “Seminari për Zhvillim të Mendimit Kulturor dhe Qytetërimor tek Nxënësit e Shkollave të Mesme” më 7-8.05.2016 në Tetovë.

Në ditën e parë folës ishin Prof.Dr.Metin Izeti dhe Mr.Nasir Rexhepi.

Fjala përshëndetëse u mbajt nga Kryetari i Fondacionit Throni z.Metin Izeti, më pas vazhdoi me ligjeratën e tij “Rinia në Maqedoni dhe Ndryshimet Kulturore Ndërmjet Periudhës Tradicionale dhe Bashkëkohore”. Në këtë ligjeratë Prof.Dr.Metin Izeti shpjegoi kalimin e vështirë të popullit Shqipëtarë prej tradicionalizmit në modernizëm. Më pas, e krahasoi kalimin e Evropës tradicionale në Evropën moderne dhe arsyjet se pse Muslimanët në botë mbetën mes këtyre dyve. Gjithashtu z.Metin Izeti, theksoi se për përmirsimin e komunitetit duhet të dihet rëndësia e zhvillimit të Njeriut, Shoqërisë, Shtetit dhe Kulturës.

13138753_1051218494954036_4412521086673582864_n

Më pas u mbajt ligjerata nga Mr. Nasir Rexhepi me temë “Paradigma e Mirëkuptimit Osman si Perspektivë për Njeriut e Sodit”, ku z.Nasir Rexhepi tregonte nga syri i Evropës mirëkuptimin Osman, si dhe ndikimin e këtij mirëkuptimi në shekullin tonë.

Në fund të programit të ditës së parë, Abas Jahja dhâ koncert të Nej’it.

13151539_1051219168287302_3280937550606859340_n

Kurse dita e dytë vazhdoi me ligjeratat të Doc.Dr. Husein Rizai dhe Doc.Dr. Selver Xhemaili.

z.Husein Rizai, ditës së parë i filloi me temë “Mendimi Modernist në Botën Islame dhe Reflektimi i tij në Ballkan”, ku aty shpjegoi ndikimin të modernistëve Islam në botë, sikurse në shekullin e kaluar siç ishin Muhamed Abduh, e më pas Reshid Riza. Pastaj vazhdoi me Mehmed Hanziç-in, i cili ishte i pari që e ringjalli këtë ide në Ballkan dhe më pas e zhvilloi ende më shumë, veçanërisht në Bosne dhe Hercegovinë. Më në fund, e theksoi këtë ide tek populli shqipëtarë e bart Prof.Dr.Ismail Bardhi me nxënësit e tij.

Në vazhdim të programit, Doc.Dr. Selver Xhemaili mbajti temën “Organizmat Sociale në Periudhën Osmane dhe Spektri për një Botëvështrim të Ri Qytetërimor”, ku aty tregoi se si në Perandorinë Osmane ushtria, njerëzit të shtetit dhe dijetarët formuan në çdo institucion foruan një sistem që nuk kishte mangësi dhe se çdo qytet e lagje e kishte sistemin e tij pa pasur nevojë për të tjerët.

13119115_1051219538287265_741092476375798918_n

Programi më në fund mbaroi me ndarjen e librave edhe me vizitën e monumenteve kulturore-historike Osmane të Tetovës.

| PORTALIFRYMA