Ripërtritja; Qytetërimit Islam, Mendimtarit të Lirë, Mendimit Islamik Bashkëkohor | Ejmen A. Ismaili

Me Emrin Tënd, O Zoti im.
 

Ripërtritja; Qytetërimit, Mendimtarit, Mendimit

 

“Ti pra bën durim, pse premtimi i Allahut është i saktë, e kurrsesi mos të të luhasin ty ata që janë të dyshimtë.” [Zoti ynë, 30:60]

 

Fjala Medenijjet

Studiuesit të gjuhës arabe, e dijnë që në gjuhën arabe gjenden shumë urtësi të ndryshme. Në gjuhën Arabe, është një specifik, që më la përshypje shumë të madhe, që në vete përmban një hikmet shumë më të lartë se sa fjalët tjera.

Fjala Medenijjet, që në gjuhën shqipe do të thotë Qytetërim. Nëse prej fjalës Medenijjet, e tërheqim shkronjën Mim, që do të thotë automatikisht bje edhe theksi i tij “e”, mbetet fjala Denijjet, që do të thotë “i poshtër”.

Fjala në vete përmban një urtësi shumë të lartë; Qytetërimin ideal, nën frymën pejgamberiane, pa poshtërime ç’njerëzore.

 

Medine Munevvere dhe Qëndrimi i Besimtarit

Shembullin të parë për Qytetërimin të muslimanëve e kemi drejtpërdrejtë nga Pejgamberi s.a.s.. Siç e kemi atë s.a.s., shembull në të gjitha sferat të jetës; familje, politikë, luë, dashuri, miqësi, edukim, këmbëngulje, revolucion, po ashtu e kemi edhe shembull në konceptimin e tij dhe zhvillimin të qytetërimit.

Nuk duhet harruar, ardhjen e tij s.a.s., në Jethrib, nuk është rastësisht që ai s.a.s., e ndryshoi dhe emëroi me emrin Medine. Një qytet-shtet, i udhëheqëur me teokraci, jo rastësisht udhëheqja e shtetit ishte drejtpërdrejtë në xhami. Ai s.a.s., mbante fuqinë fetare dhe politike në një shtet. Por, ja Pejgamber ishte ai! Nuk ishte bërë fjalë aspak në kohën e atij s.a.s., që feja të keqpërdoret për politik.

Po, i/e dashur vëlla/motër, që po ndan kohën tënde largë botës së “krijuar” (hâshâ!) nga njeriu, për njeriun. Ai është Pejgamber, por e kemi shembull, pse jo, të mos keqpërdoret feja për politikën/postet të “njerëzve”… Jemi besimtarë, duhet të tregojmë se “liria” i të tjetrit nuk do të thotë “fyerje për fenë time”. Apo ta lejojmë një kaos, që ne atyre, ato neve!?!

Xhamia që sot po e humb vlerën e tij, nga “besimtarët” që bëjnë trazira në tokë, e mundohen ta huazojnë edhe më tepër lanetin qiellore. Ja “Mesxhidi Dirari”![1]

 

Qytetërimi Islam

Qytetërimi Islam, ishte dhe është e lartë dhe e urtë. Lartësia e tij, i takon, zhvillimit të tij duke i vazhduar qytetërimet të vjetra dhe duke mos i anashkaluar kombësitë tjera. Urtësia e tij, gjendet tek rrënjat e tij; Libri Hyjnor dhe Mësimi Pejgmaberik. Qytetërimi është sikurse era, nuk mundet të ndejë në një vend:

“O njerëz, Ne ju kemi krijuar juve prej një mashkulli dhe një femre dhe u kemi bërë popuj e fise që ta njihni njëri-tjetrin. Më fisniku tek All-llahu është ai i cili më së shumti i ruhet Atij; All-llahu, me të vërtetë, është shumë i dijshëm dhe i informuar mirë.” [49:13]

Fjala tek ajeti i sures Huxhurat, “ta njihni” është “arif’u”. Fjalën “arif’u” kur e pëkthejmë, ka disa kuptime: Njohje, kapje (huazim/trashëgim). Padyshim që ndryshon sipas kontektstit të tekstit. Por, ne, Madhështinë e Fjalës së Zotit, e kuptojmë vetëm nga kjo fjalë. Koncepti i qytetërimit, të cilët e kuptuan muslimanët të kaluar, ishte ky koncept i fituar nga ajeti, nga fjala “arif’u”.  

Teologu, Rilindasi, i urti shqipëtarë, Sami Bej Frashëri, në veprën e tij “Medeniyyet-i Islamiyye”, e tregon me shumë mprehtësi, lartësinë të qytetërimit Islam:

“Për t’u qytetëruar, populli islam nuk kishte nevojë për takime dhe përvoja që në fillim, sepse i gjeti të gatshme veprat e mbetura të qytetërimeve të popujve të vjetër, trashëgimtar i të cilëve është, do me thënë, veprat e qytetërimeve të haldesve, asirasve, midasve, egjiptianëve dhe të grekëve. Me zhdukjen e këtyre qytetërimeve, mund të formohej një qytetërim, më i plotë dhe më i përsosur, ashtu siç ndodhi. Myslimanët vetëm i morën evprat e lëna të këtyre popujve të qytetëruar. Pasi gjetën shkallën dhe nivelin e të parëve dhe pasi ndriçuan e zgjuan mendjet dhe idetë e tyre, u lëshuan dhe u shpërndanë për zbulime, shpikje dhe përvoja, kështu që atë qytetërim e ngritën dhe e përsosën në një shkallë më të lartë. Fillimisht përkthyen në gjuhët e tyre dhe i mësuan veprat e filozofëve grekë, si: Platoni, Aristoteli, Euklidi e të shkrimtarëve, si p.sh., të Ptolemeut, pastaj i shpjeguan hollësisht. Dhe, për t’i zgjeruar arritjet e veta shkencore, për ato vepra të tyre shkruan komente, shpjegime, shënime dhe shtojca të ndryshme. Dhe në fund, u pajtuan për shumë shpikje dhe zbulime të cilat as që u kishin kaluar nëpër mendje të parëve të tyre. Qytetërimi Islam u paraqit menjëherë dhe mundi të përhapej e të përsosej me lehtësi shumë të madhe.”[2]

 

Mendimtari i Lirë

Duhet të përjetohet një revolucion intelektual dhe shpirtërore, me një bashkëpunim dhe kooperim i të gjithë mendimtarëve të lirë, të ndershëm dhe të ndërgjegjshëm, për: mosdijen ndaj fesë dhe dijen të shtrembër ndaj fesë. Zgjidhja e vetme për revolucionin intelektual, është ri-kuptimi Fjalës Hyjnore dhe Trashëgimisë Pejgamberiane dhe inkorpimi i frymës Mesianike. Të dy të parat, sot luftohen me fe, ndaj Fesë. Lufta e cila është e vjetër sa vet njeriu.

Në një anë, është religjioni i popullarizuar, nga i cili kanë fitim tri grupe; Fuqitë politike, fuqitë ekonomike dhe pseudointelektualët. Kurse viktimë është një grup i veçantë: njerëzit. Faktori i vetëm që mundet ta eliminojë këtë religjion dehës, injorante, varfanjake dhe nënshtrimeve absolute, është religjioni i vërtetë. Historia e njerëzve, është lufta e “religjionit kundër religjionit.” Religjioni i vërtetë; shkatërron dhe ringjall, të zgjon dhe të vë në gjumë, robëron dhe çliron, ta mëson butësinë dhe revolucionin.

Koncepti Mesianik, sot, është e paralizuar, kurse pjesa tjetër e pashpirt. Me këtë, gjenerata e humbur dhe largëqëndruar nga tri pikat të lartëpërmendura, është tjetërsuar nga vetvetja dhe është e ndarë nga të gjitha rrënjët shpirtërore dhe kulturore. Këto rrënjë e forcojnë dhe e solidarizojnë individualitetin dhe personalitetin social tek njerëzit – të mund të kthehet vetes, trashëgimisë së vet kulturore, historisë dhe moralit të vet dhe të “vetëdijesohet”.

I drejtohem fuqisë së pafundme të besimit, e cila sot është e mbuluar dhe e panjohur, që shpenzohet kot. Kur do të shfrytëzohet me vend, ky fuqi e pafundme do të organizojë dhe frymëzojë; shpirtin, jetën, historinë¸mendimin dhe qytetërimin.

Besimtarëve, i nevojitet revolucioni intelektual dhe rilindaj islame, e pajisur me kultur dhe ideologji, mbi bazat të besimit. Me një fjalë, neve na duhet Islam.[3]

 

Mendimi Islamik Bashkëkohore

Prej fillimit të shkencave fetare, shqyrtimit të tyre, u formuan grupe mendimtarësh, me qëllim të pastër, që ata, e sqaruan jetën, ekonominë, dashurinë, luftën, revolucionin – fetarit. Ku mes shekujve V-XI, Mendimi Islamik ishte në kulmin e tij, sepse pa ndalë; zhvilloheshte komentimi i Kur’anit Famëlartë, mbledhja, kontrollimi dhe komentimi i haditheve të Pejgamberit s.a.s., sqarimi çështjeve Fik’hore dhe Akadiore etj.  

Mendimi Islamik, ishte reale në të kaluarën e tij, deri tek shekulli XVIII. Prej aso kohe, mendimi islamik hyri në stagnim dhe dalë nga dalë, me humbjen të vazhdimsisë së tij dhe të strukturimit të tij, e humbi vlerën e tij.  

Mendimi islamik bashkëkohor, duhet ta posedojë metodologjinë e tij të caktuar. Nëse nuk e ka mendimi islamik bashkëkohor një metodologji të caktuar, atëherë do të ballafaqohemi me konkluzionet individuale, do të thotë që, praktika fetare do të jetë rezultat i qasjes individuale. Mendimi islamik bashkëkohore, ballafaqohet me 2 rreziqe. Rreziqe që e shtyjnë atë që të mos t’jetë objektive, reale dhe e kapshme;

  1. Praktikimi i traditës së formuar mbrenda kohës sikurse fe. (Rreziku Historik)
  2. Dhunimi dhe prezantimi jodemokratik i vlerave të globalizmit duke e mbështetur fenë dhe traditën për muri. (Rreziku Aktuale)

Në ristrukturimin të mendimit islamik bashkëkohor, modeomos duhet analiza e mirëfilltë dhe kritikë objektive në traditën, përditshmërinë, e gjallë të shoqërisë muslimane.

Në ristrukturimin e Mendimin Islamik Bashkëkohor, i kemi tri pika kyçe:

  1. Autoritete/Studiuesit të shkencave fetare, që ekuilibrojnë mendimin tradicional dhe modernist. Dhe, janë të njohur mirë për problematikat të muslimanëve.
  2. Deshifrimi i “autoriteteve” që pengojnë në këtë renesansë.
  3. Formimi i institucioneve fetare.[4]

 

Renesansë

I lidhur fuqishëm me bazat më të thella të besimit, i mprehtë në mendimet e tij, gjakftoftë në vendimet e tij, njeri dertli, i rritur në frymën pejgmaberiane, largpamës. Ja Besimtari!.. Ne, njerëzit, e sollëm veten në këtë gjendje. Rruga e vetme është kthimi, në rrënjët tona.

 

Ejmen A.Ismaili

Shkup, 29.08.2017
Fusnotat:

[1] Për më shumë: BARDHI, Ismail; “‘Mesxhid-i Dirari’ dhe Krimbat” (tekst

[2] FRASHËRI, SAMI; “Qytetërimi Islam”, botoi; Logos – A, viti; 2009, përktheu: Mehdi Polisi.

[3] Për më shumë: SHERIATI, Ali; “Ç’duhet bërë”, botoi: Rumi, viti; 1997, pëktheu; Vullnet Poshka.

[4] Për më shumë: IZETI, Metin; “Në shtigjet e fesë së vërtetë” (tekst)

“Nuk lejohet kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese, pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e FRYMA.ORG!”