RINIA DHE KOHA E BRENGAVE | ISMAIL BARDHI

Shkruan: Ismail BARDHI.

Besimi/e vërteta asnjëherë nuk mund t’i nënshtrohen retorikës ditore ose kënaqësisë së turmës që te ne është bërë një traditë shumë e rrezikshme. Së pari, besimi/e vërteta asnjëherë nuk gjenden në fjalorin e kohës e cila matet, ajo asnjëherë nuk vjetërsohet, ajo është para se të jetë njeriu, si dhe pas tij. Këtë më së miri e dëshmon edhe vetë fjalori më i mirë i tërë kohërave – Kur’ani, i cili besimin dhe të vërtetën nuk ia ka artibuar moshës, e aq më pak rinisë. E vërteta është se njeriun, qoftë i ri apo i moshuar, nuk është duke e brengosur mosha, por meqë është fjala për rininë, më lejoni që edhe unë për hir të tubimit ta përdor fjalën “rini” të cilëtashmë e kam humbur.
Pajtohem se rinia momentalisht si kurrë më parë i është lënë vetvetes, një kontrolli të paparë, pasigurisë fetare, kulturore, do të thoja nga aspekti i mire dhe shtetërore. Parashtrohet pyetja se si do të kishte mundësi të mbijetojë i riu i cili ndodhet para sfidave të shumta, siç janë shkenca e shfrenuar dhe frika pa Zot. Fatkeqësisht, këto moment të riut për çdoherë vetëm po i përsëriten, që do të thotë shpeshherë po ballafaqohet me dështimin e arsyes së vet. Me një fjalë rinia po trashëgon çudinë, pa pikë faji. Rinia e papërgaditur dhe pa mbikëqyrje, si nga familja e sidomos nga kultura fetare përpiqet që me çdo kusht, me çdo rast në të gjitha mënyrat t’i shmanget asaj që e frikëson – brengës.
Mirëpo, pas këndelljes sërish e trashëgojmë atë që mbetet, sërish gjejmë brengën. Ajo ka qenë këtu, ose thënë më mire ne nuk kemi qenë këtu. Me të janë përgjegjësia dhe faji, ndjekësit tanë në këto vite të mjegulluara të cilat po na paraqiten në pafundësi. Brenga lidhur me ndjenjën e cila nxit përgjegjësinë për gjendjen e botës në të cilën gjendemi dhe i cili nuk ekziston pa ne, raport i dyfisht në të cilin doemos humbet mosbrenga. Faji do të thotë se kemi gabuar nga pakujdesia dhe se jemi të vetëdijshëm për këtë, ardhmëria është e ngarkuar me të. Ne jemi nën syrin vigjilent të ndërgjegjes e lindur si rezultat e pandëtgjegjes sonë.
Për t’ua dhënë ngjyrën dhe gjallërinë e duhur fjalëve, të cilat nuk kanë peshë, le ta bëjmë një qartësim se përpjekjet voluntariste të baballarëve tanë, të cilët edhe vetë kanë dëshiruar që të lirohen nga qyqaria e shtrenjtë e baballarëve të tyre, na kanë lënë si trashëgim pasoja për të cilat ne sot përgjigjemi, e kështu deri në pafundësi. Energjia bërthamore nga e cila jetojmë për çdo ditë, e cila na e ngroh ujin, e vë në lëvizje makinerinë e ndryshme, do t’u kushtojë shtrenjtë gjeneratave të cilave dëshirojmë t’u ofrojmë jetë dhe komoditet, dhe përgjegjësi më të madhe se ç’janë në gjendje ta mbajnë, po të pyeteshin ata të vendosin vetë.
Brenga është zgjim: mund të jetojmë të përgjumur, por ajo përgjumësi nuk e përjashton jetën, ajo e fsheh, e neutralizon, ajo e shtrembëron. Ndërjmet asaj mjegulle dhe atij zgjimi ekziston dallimi si ndërmjet të vërtetës dhe gënjeshtrës. Në atë mjegullë një busullë, vetëm një e udhëzon atë, nuk është kjo “arsyeja” e thjeshtë, por ndërgjegjja dhe zëri i saj i patjesërsueshëm, megjithëse shpesh i shtrembëruar dhe i ngulfatur.
Me të vërtetë është një temë shumë me rëndësi ajo se ç’është “rinia”, ku është ajo, çfarë i ofrohet asaj, a ka të drejtë të lihet e vetmuar, t’i ngulitet pesimizmi dhe pashpresa? Që biseda të jetë besimisht e frytshme këtu vetëm për një çast do të përpiqem që të paraqes dy teza të cilat i konsideroj si çështje të pashterrshme për një kulturë rinore dhe për një rini të kulturuar. Teza e pare është fuqia e besimit, vitaliteti i tij dhe e dyta kahet themelore të edukimit në frymën islame.
Thirrja e Islamit ka rëndësi universal të shprehur perms parimit se besimi, respektivisht dëshmia e besimit në mënyrë të drejtë shprehet në aktivitet dhe dinamizimin e tërë qenies njerëzore, të të gjitha aftësive të tija psiko-fizike. Nga ajo se sa është aktivizuar njeriu besimtar varet edhe niveli dhe fuqia e besimit të tij. Çdo hap i mëtejmë në atë plan është shtim i fuqisë së besimit/imanit, respektivisht i dëshmimit të tij.
Siç u tha edhe më lart, esenca e besimit është nga momentet të cilat çdokush me atë jeton dhe rritet, ajo anjëherë nuk bëhet burim i shterrshëm për rritjen dhe ngritjen e rinisë. Ky është momenti i vetëm i cili harxhon kohën, kuptimin e histories sepse në një çast ia paraqet momentet më të shtrenjta të cilat i kanë përjetuar edhe profetët e Zotit. Këtë e them edhe në atë aspektin e dashurisë, përjetimit të pamjes së profetit, qëndrimin me profetin, marrjen e urdhrave nga vetë profeti. Paramendoni urdhërin ta merrni nga vetë Muhammedi a.s.. Këtu ruhet vitaliteti i fesë, besimit; me këtë rinia për çdoherë inkorporohet në forcën e rinisë universal, di të mendojë, është e lire në fe të vendosë me pëgjegjësi si besimtar për çështjet më të rëndësishme në kohën kur jeton kjo rini. Ndër të vërtetat e fesë është ajo që njeriu t’i besojë All-llahut xh.sh., e besimin të dëshmojë në jetë. Kjo “në jetë” paraqet problem: tradita, trashëgimia, politika, teknologjia kanë lënë gjurmë që me të vërtetë për disa nga ato ne nuk ,mund të konsiderohemi fajtorë. Natyrisht se kjo është një hapësirë shumë e gjerë, kërkon force intelektuale e kulturore për t’iu përgjigjur disa momenteve në mënyrë studioze. Vetëm sa për ilustrim: mbulesa e femrës akoma nuk kuptohet, ose kuptohet në mënyrë të çuditshme.
Por, më me rëndësi është se cila forcë ka mundësi të edukojë besimtarin, të riun që t’i përballojë sfidat e ndryshme të cilat e shkatërrojnë atë fizikisht e shpirtërisht; të cilat janë duke e bërë të riun të jetë pa prindër, me një disharmoni të çuditshme. Natyrisht se këtu kërkohet një force e cila di ta përcjellë dhe ta ngritë, ose ta ndajë të keqen nga e mira. Në këtë fuqia racionale ka mundësi t’i ndihmojë shumë, por vetëmse në dimensionin historic, ngaqë thamë se besimi dhe e vërteta nuk kanë të bëjnë shumë me historinë për shkak të natyrshmërisë së tyre të cilën e kanë nga fusha edeniane e deri më tani. Nuk ka fuqi e as të drejtë askush që t’ia marrë rinisë forcën e besimit e që ajo most a përjetojë ëmbëlsinë e tij ashtu siç e kanë përjetuar Muadhi, Aliu, Selam Farisiu, Hamza, Hatixheja, Sumejja e kështu me radhë.
Sa i përket tezës së dytë, në Islam nuk ka vend për urtësi dhe dituri e cila nuk edukon dhe nuk e mbështet moralin fisnik të bazuar në shenjtërinë primordial të Ligjit, e as që ka vend në të për edukimin i cili nuk e mbështet arsimimin e shpirtit njerëzor dhe i cili në vete nuk është i iluminuar.
Ky raport i edukimit dhe arsimimit është vendosur me fuqinë e shpalljes kur’anore dhe traditës profetike. Arsimimi i cili nuk edukon përfundon me mburrje intelektuale, e cila gjithmonë është mëkat i rrezikshëm, ndërsa edukimi që nuk arsimon dhe nuk iluminon, rregullisht përfundon në dyftyrisë dhe verbësi të plotë shpirtërore. Dituria e cila në vete nuk e përmban komponentën edukuese është dituria e kotë, e cila rregullisht prodhon baljozë shpirtërore individuale dhe grupore, ndërsa morali i cili në vete nuk përfshin dimensionin arsumes, paraqet moral të zbrazët, që prodhon baljozë morale dhe natyrë krejtësisht anarkoide njerëzore.
Jemi dëshmitarë të një arsimimi, edukimi i cili njeriun, rinisë ia dha dijen e numrave dhe të shkronjave, të lexojnë, të shkruajnë me një hov që ata nuk kanë mundësi ta ndjekin, por duke apostrofuar besimin; disa herë duke e konsideruar atë si të panevojshëm dhe duke e irituar rëndësi esenciale të Fjalës së shenjtë. Por, kjo më në fund solli kobshmëri, sepse nënshkruan vdekjen e tyre.