Recenzion i romanit “Njeriu që shiti hijen” e Adelbert von Chamisos | Mr. Ramazan Fetahu

Adelbert von Chamiso,Njeriu që shiti hijen- Tregimi i Peter Schlemilit (1814)

 

“Me anë të këtij nënshkrimi unë i dhuroj mbajtësit të kësaj pusulle shpirtin tim, pas ndarjes së tij të natyrshme nga trupi im”

 

Adelbert von Chamiso përmes historisë së rrëfyer nga miku i tij Peter Schlemil sjell në qendër të vëmendjes njeriun si subjekt dhe tjetrin brenda tij si hija e tij, ose dimensioni social i njeriut. Në krahasim me Faustin e Gëtes ku njeriu i shet shpirtin djallit dhe sakrifikon dimensionin vertikal, në veprën e Chamisos flitet për sakrifikimin e dimensionit horizontal të njeriut. Djalli arrinë ti grabit dimensionin horizontal por nuk e prek atë vertikal. Shlemili refuzon ta bëjë paktin e dytë për ta shitur shpirtin, jo nga frika e mallkimit të Zotit, por se ndienë neveri.

Hija në tregim përfaçson thelbin e njeriut. Tjetri tek vetja përderisa është tjetër tek vetja është i pandarë nga të qenit vetja. Tjetri në këtë rast duke se është një ndërgjegjie sociale ose hisja e botës në trupin e njeriut. Në raport me horizontalën tjetri është më thelbësorë për të qenë vetja, dhe për të qenë vetja fillimisht duhet të jesh tjetri. Njeriut është produkt i forcave të jashtme dhe ai është ashtu siç e përceptojnë ato, ose ashtu siç mendonë se e përceptojnë ato. Forcat e jashtme janë tjetri i domosdoshëm për të qenë vetja. Për të hyrë në thelb të vetës fillimish duhet të dalë komplet nga vetja dhe të bëhet tjetri, pastaj nga të qenit tjetri të depërtoj thellë deri tek vetja dhe të arrijë vetëdijen e esksistencës Dekartiane.

“Peter Schlemili një njeri i vafër por i ndershëm, në saje të shitjes së hijes shëndërrohet në njeri i pasur dhe autoritar, madje edhe Kont i qytetit ku jetonte. Kishte në dorë shume para, robër dhe merrte për nuse vajzën që dëshironte, kjo vazhdoi derisa morën vesh njerëzit që Ai nuk posedonte hije. Me të marrë vesh roja i tij tha: 

“Edhe hyzmetqari mund të jetë një burrë i ndershëm e të mos dojë ti shërbejë një zotërie që nuk lëshon hije.” 

Njerëzit respektojnë pjesën e tyrë në trupin tënd. Pra elementi human i ndërton raportet midis njerëzve. Pikërishte njerëzorja është ajo e cila respketohet dhe çmohet nga njerëzit. Pa hijen e tij njeriu ishte një i tejhuajsuar nga thelbi i tij, sepse ajo ishte elementë thelbësorë për të qenë njeri i ndershëm. Nderi nuk kishte të bëjë me prestigjin që gëzon njeriu por ai qëndron në raportet që ka njeriu me qenien e tij. Peter Shlemili tani e kuptonte sa i shkretë paska qenë z. Gri (blerësi i hijes) i cili ndonëse shumë i pasur ishte i përulur para tij. Ai vërtet se ishte njeri por nuk e kishte njerëzoren brenda.

Duket sikur humananizmi në kuptimin Haidegerian nuk është tamam me plotë kuptimin e fjalës e lidhur me raportin njeri (vete) – qenie, por këtu hynë në lojë tjetri si vetja. Qenia (në kuptimin Haidegerian) pranon të shfaqet te qenësori në këtë rast Njeriu, vetëm për të vetmen arsye se ai është në ndryshim të vazhdueshëm. Pikërisht në aktin e ndyshimit është qenia ajo e cila shfaqet. Njeriut ia mundëson të transformohet dhe ndryshon vetëm hyrja hyrë në raport me tjetrin. Pra një raport reciprok njeri-natyrë për të arritë deri tek qenia. Vetja hynë në raport me qenien, por qenia sinjalizohet tek tjetri. Prandaj e njerëzishmja-humanja qëndron tek të pasurit hije.(tjetrin)

Peter Schlemili pranon me vetëdëshirë ta shes tjetrin si Hija e tij. Akti i shitjes është dëshira patologjike dhe korruptimi i njeriut i cili në këmbim të botës jep diçka nga thelbi i tij. Pasuria e tij dhe ari ishin pasuri të cilat i përkisnin botës, por bota ishte pikërisht ajo e cila e drejtonte tanimë Shlemilin. Nuk ka më Qenie nuk ka më vetëdije dhe ndërgjegjie për vetën. Bota e kishte bërë të pasur por tanimë duket se kishte humbur dallimi mes Peter Shlemilit dhe botës. Ai u bë bota dhe bota tanimë ishte Ai, sepse ajo e dirigjonte atë. Dielli dhe Hëna u bënë timonier të jetës së Shlemilit. Me të dalë dielli ku shihej hija për Peterin merrte fund dita dhe mbyllej në shtëpi dhe në mbrëmje në të dalë Hëna ai vraponte për në shtëpi.

“Peter Shlemili rrinte i mbyllur në dhomë dhe jepte urdhërat për qytetin nga aty. Ai kërkoi madje nga piktori tia vizatoj një hije. Mbante njerëz të gjatë afër tia mbulon të metën atij, dhe natën ndezte dyzet çirinjë rreth vetes të mos hetohej mungesa”

Ishte shuar dallimi mes njeriut si subjekt i lirë dhe i aftë për ti thënë Jo të dhënës si të dhënë, dhe natyrës si Tjetri pasiv që qëndron përballë njeriut. Fuqia e subjektit për të kundërshtuan natyrën kaloi në dorën e objektit dhe njeriu tani është pasiv kurse natyra aktive. Me këtë akt shënohet fundi i luftës njeri – natyrë. Natyra ka triumfuar mbi njeriun dhe shënohet fundi i Subjektit. Njeriu tanimë është vetëm vegël në dorën e natyrës, dhe ajo ishte shëndërruar në zot i njeriut.

Hija në veprën e Chamisos bëhet një hije konkrete empirike e cila është në gjendje të shitet si mall, ndonëse në realitet hija përshkruhet si paralelja jomateriale e trupit. Gjithashtu cilësia estetike e hijes është prezente në roman. Përmedet hije e bukur, e pastër, e shkëlqyer, e butë, e zbehtë e gjerë, etj.

Edhe Niçe përdor Hijën në veprën “Udhëtari dhe hija e tij”. Aty njeriut nuk i intereson raporti me qenien. Me një fjalë kjo nënkupton hudhjen e metafizikës dhe hyrjen në një raport absolut me botën. Njeriu i futur në një lojë të determinuar e cila ka hyrje por nuk ka dalje.

I penduar për shitjen e hijes ai dëshiron të kthenë mbrapa pazarin por tanimë në këmbim të hijes i kërkohet shpirti. Zgjedhja në mes shpirtit dhe hijes ishte lufta në mes të dukshmes dhe të padukshmes. Shpirti i përket sferës së të padukshmes dhe sekralës kurse hija i përket të përbostshmës. Njeriu i Chamisos vendoset në urë, në mes të të përbostshme dhe të përjetshmës. Peter Schlemilit i ofrohej edhe një herë e përbotshmja dhe tjetri i tij tek vetja por i kërkohej më e madhja shpirti i tij. Ai ishte i lirë të zgjedhte, por nuk ishte i lirë të mos zgjedhte fare. Pikërisht mos zgjidhja është ajo që shkakton ankhinin e neveritshëm.

Për dallim nga Fausti ku tanimë njeriu është tejhuajsuar komplet nga thelbi i tij tek Chamiso akoma është i vetëdijshëm për fatin e tij i cili po luhet para syve të tij. Gjendet në një gjendje liminale ku nuk ka identitet. Pikërisht sikurse njeriu i shekullit XVIII, (kohë në të cilin është shkruar romani)- ishte në të dalë nga feudalizmi dhe në hyrje të socializmit. Ai tanimë gjendej para një paradigme në mes përqafimit të sistemit të ri dhe hyrjen në kohën e re ose kundërshtimit të sistemit dhe jeta në ankthin e zgjedhjes. Ankthi i zgjedhjes mes hijes dhe shpirtit shënon turbulencën dhe liminalitetin mes dy fazave. Socializmi fazë në të cilën po hynte shoqëria ishte transcendenca e shkrirë në imanencë, profetët e së cilës ishin ideatorët e shteteve kombe më pas. Kjo periudhë ishte e mbushur me turbulanca dhe me plotë të panjohura.

Chamiso prek edhe një elementë të njeriut në raport me tjetërinë. Mundësinë e përmbushje së së vakumit që shkakton mungesa e tjetrit të domosdoshëm tek vetja.  

“Peter Schlemili i grabit hijen personale blerësit të hijes së tij, por tanimë ajo nuk çendronte tek Peteri sepse ishte personale e atij kurse ky të vetën e kishte shitur. Si dhe më pas huazimi i hijes së Peterit nga ana e blerësit të hijes. Shihet se ajo nuk i rrinte tamam Peter Schlemilit sepse tanimë ajo ishte tejhuajsuar nga Peteri dhe kishte krijuar identitet tek blerësi i hijës.

Meqenëse hija është pjesë e pandarë e trupit tanimë jeta i kishte determinuar Peter Schlemilin dhe z.Gri si blerës i hijes të jetonin së bashku. Tjetri si subjekt dhe pjesmarrës tek Vetja si bartës kryesorë i “tjetrit tek vetja” përderisa përmban diçka thelbësore për qenësinë time ndonëse “i padëshiruar” është kushti parsorë për të shënuar identitetin tim. Unë tanimë jam i varur nga tjetri përderisa edhe ai është i varur nga unë, sepse ndershmëria qëndron në bashkjetesën me tjetrin. Plotnia arrihet vetëm duke poseduar hijen. Blerjave e shpirtrave bëhet nën parullën e “ndershmërisë”. Një zotëri i cili nuk ka hije nuk gëzon të drejtën as ti bindet hyzmetqari i tij. Uni i përbashkët formon shoqërinë e ndershme. Këtu duket sikur Cahmiso parsheh lindjen e komunizmit si një ide e shoqërise me “Unë” të përbashkët kurse individët në ankthin e ruajtjes së unit personal.

Pajtimi në mes vetës dhe tjetrit ndodhë vetëm në raportet reciproke qenësore, përderisa tjetri është i domosdoshëm për vetën për të qenë “vetja”,dhe derisa vetja është e domosdoshme për tjetrin për të qenës “tjetri i vetës” .
Ramazan Fetahu, Tiranë