RAPORTI I FESË ME FILOZOFINË DHE SHEKULLRIZMI SI IDEOLOGJI REGRESIVE | RAMAZAN FETAHU

Origjina e mendimit racional dhe atij fetarë themelet i ka që në kohën para Sokratit ku i vetmi burim dije dhe inspirimi ishte Mythos (miti). Miti ishte përvoja transhendente e veshur me gjuhë dhe e zbritur në nivelin e racios (mendjes). Në njërën anë metafizike dhe transhendentale në anën tjetër imanente dhe racionale miti ishte parimi moral universal.

Çmitizimi dhe kalimi nga Mythosi në Logos, (nga miti te shkenca) shënoi hapin e parë drejtë racionalizimit të mbiracionales ose interpretimi i hyjnorës. Logosi shënon versionin e përbotshëm të së përtjeshmes .

Filozofia Sokratike dhe më pas ajo Platonike ishin ato të cilat ndoqën logosin si urë lidhëse mes idesë dhe formës. Feja përfaqsonte përvojën shpirtërore që burimin e ka tek ideja. Tëjhuajsimi ndodh me kalimin e idesë Platonike në formë pra në trup fizik. Filozofia Platoniane merret me përkujtimin e idesë që ndodhet brenda shpirtit të njeriut vetëm se është e mbuluar me materializimin e shpirtit. Për këtë asye soditja e ideve është kërkim dhe gjurimim brenda vetvetës. Kështu filozofia dhe feja ecën paralel deri në mesjetën krishtere ku kemi edhe filozofët fetarë si Toma Akuini, Shën Agostini, Avicena etj.

Filozofia pas mesjetare filloi të shëndërrohet në partikulari, humbi intensitetin e saj universal që kishte më herët që shpjegonte fenomenet universalisht. Zhvillimet ekonomike dhe politike bënë që filozofia të filozofonte e nisur nga një premisë gjë e cila e humbi origjinalitetin e saj esencial. Keqpërdorimi i filozofisë nxjerr në pah ideologji.

Ajo e cila quhej morale në antikitet u bë amorale në modernitet. Sokrati pranoi të flijohej për të “vërtetën” kurse Hitleri i inspiruar nga idetë e Hegelit bëri hollokaustin, lëmenjë gjaku në emër të Zotit. Vrasja e Hebrenjëve ishte flijim në emër të paqes dhe mori karakter moral. Flijimi Abrahamik mori relacion të përbotshëm. Me një fjalë ndodhi përmbysja e vlerave morale.

Tek Kierkegardi Abrahami mishëron në personalitetin e tij mythosin dhe logosin. Kalorësi i besimit duke ndjekur detyrën kategorike ndaj Zotit bëri kërcimin nga etika dhe estetika drejtë adsurditetit. Ai theu ligjin teleologjik të etikës i cili potencon dashurinë e prindit ndaj fëmijës dhe familjes së tij, duke hapëruar drejtë mbietikës ku fomohet raporti absolut me absoluten dhe njeriu fomon “individualitetin” e tij. Kërcimi i Abrahamit është metagjuhë e pashprehshme për këtë arsye Kierkegardi thotë se Hegelin e kuptoj por Abrahami më mahnit.

Ndërgjegjia e tij e amshuar duke e bëri kërcimin në “çast” dhe kalimin në një kohë të tashme të amshuar jo që shpërfilli botën por përkundrazi falë absurditetit (Zotit) ai fitoi edhe këtë botë pra fitoi Is`hakun, në vend të tij u flijua dashi.

Nëse nuk do të eksistonte “e pashpjegueshmja” Abrahami do të ishte vrasës, falë absurdës ai transfomohet në “at i besimit ”.

Pas revolucionit Francez filozofia filloi riintepretimin e botës dhe fenomeneve. Si pasojë e së cilën Shekularizmi doli si ideologji. Shekullarizmi ishte botkuptim laicist i botës ku nuk kishte vend për fenë dhe përvojën shpirtërore. Sistemet politike nuk parashifnin fetarinë dhe si e tillë ajo ngelet vetëm në sferën private .

Në aspektin filozofik shpjegimi shekullarist e zbrazi njeriun nga shpirti duke e lenë vetëm trup, si pasojë u largua nga antikiteti më shumë se kurrë më parë, duke e larguar Zotin nga skena duke e shenjtëruar botën.

Disa nga fushat ku i solli krizë njeriut botkuptimi shekullarist janë:

Me largimin e fesë ajo shkaktoi krizën ontologjike tek njeriu modernë. Në raport me qenien njeriu u largua dhe si i tillë ndjeu vakumin shpirtërorë. Vakumi shpirtërore manifestohet në shtrembërimin dhe transformim vlerave të moralit. Ideja Niçeane se “jeta është vullnet për pushtet” legjitimoi vrasjen në emër të pushtetin pra u shëndërrua në një Makiavelizëm i fshehur.

Përqendrimi i laicitetit si ideologji perendimore e vendos përendimin si kriter të të gjitha qytetërimeve dhe në masën që përshtaten jetës përendimore në atë masë shtetet janë të shekullarizuara dhe si të tilla meritojnë privilegjin si shtete perendimore në relacion politik dhe jo gjeografik. Formohet hendeku egosit perendimor “Ne” dhe “Të tjerët” Në prapavijë kjo simbolizon idenë e kahershme fetare të “popullit të zgjedhur” dhe të tjerët në shërbim të tyre.

Problemi i edukimit – Që nga Jon Loku, dhe Ogist Konti teoritë e edukimit moral morën konotacion social. Në bazë të pasojave të veprimeve vendoset një ide rreth moralit. Raporti Njih vetën humbi dhe u shëndërrua në Njih shoqërinë që të njohësh vetën. Njeriu u bë produkt i forcave të jashtme. Veset publike moren karaktetrin e normave shoqërore. Si pasoj e së cilës amoraliteti, prostitucioni dhe homoseksualiteti shihen si fenomene normale shoqërore. Këto dhe elemente të tjera ndikojnë në rënjen e numrit të popullatës në perëndim, rritjen e numrit të fëmijëve jashtmartesor madje edhe vetvrasjeve nën ndikim e drogës.

Ekologjia- Stoikët preferuan, jetën në përputhje me natyrën si jetë e lumtur. Natyra në antikitet ishte pjesa pamore e realitetit dhe në bazë të së cilës mund të veprohej e drejta dhe e mira.

Niçe si autoritet kryesorë i mendimit modernë perendimorë kritikon ashpër këtë ideologji stoike duke thënë se të jetuarit në përputhje me natyrën nënkupton të përceptuarit e natyrës sipas përfytyrimit tonë. Kjo nuk është asgjë më shumë se imponim i të vërtetës time si e vërtetë universale. Botkuptimi antropocentrik ku njeriu është masa e çdo gjëje dhe çdo gjë është në shërbim të njeriut. Natyra u shëndrrua në materia e parë për veprimtari. Kështu shfrytëzimi i pamëshirshëm i natyrës solli kundërpërgjigjen me problemet ekologjike të cilat nuk ka qenë të pranishme asnjëherë në historinë njerëzore. Gjithashtu zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dy shekujt e fundit rriti ndikimin e njeriut me natyrën por e zvogëloi fushën e lirisë shpirtërore të njeriut.

Laiciteti dhe shekullarizmi si ideologji filozofike e shëndërruar botën në armike të vetvetës. Në emrin e universales ato e shëndrruar njeriun në shkatërrues etik sipas gjuhës së Kierkegardit. Bergsoni thotë se Evropa vuan nga një sëmundje e rëndë, si pasojë e së cilës është në agoninë e vdekjes. Vetëm fetaria dhe shpirtëria e kahershme mund tia kthejë rininë përseri Evropës sikurse Abrahami që vërtet ishte i moshuar fizikisht kur i lindi Is`haku por shpirti i tij ishte i ri falë besimit në hyjnorën mitologjike dhe të pashpjegueshme.

Gabimi i pafalshëm i shekullarizmit ishte se e mohoi Zotin që ishte i pranishëm gjithmonë. Mohoi eksistencën e Zotit për arsye se ai gjithmonë ka eksistuar. Në kurikulat e këtij besimi arriti të ndikojë në psikologjinë e njeriut. Sot më shumë se kurrë i nevoitet Evropës shekullariste dhe laiciste një bashkveprim paralel mes mythos dhe logosit për të përseritur edhe një herë “kohën e artë”. Përseritja është rikujtim, dhe nostalgjia për të kaluarën është një lloj njohje.

| Ramazan Fetahu, Prizren | Portali FRYMA |