MBËRRITJA NË MEDINË | IBNI HISHAMI | PJESA 13

Pejgamberi a.s. me përcjellje madhështore u nis prej Kubasë të premten. Xhumaja e zuri te fisi Benu Salim b. Auf, të cilën e fali aty në një xhami në brendi të luginës Ranuna’. Kjo ishte xhumaja e parë që fali në Medinë.
Pas xhumasë iu afruan Itban b. Malik dhe Abbas b. Ubade b. Nadle dhe në emër të fisit Beni Salim b. Avf i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Rri te ne. Ne jemi të shumtë, të pasur dhe të fortë!” “Lëreni të ecë vetë, ajo është e urdhëruar!” – tha për devenë e tij dhe ata ia hapën rrugën.

Ajo eci dhe kur erdhi pranë shtëpisë së Beni Bejada, para tyre doli Zijad b. Lebijd dhe Ferve b. Amër nga fisi Beni Bejada, të cilët thanë: “O i Dërguari i Allahut, eja te ne! Ne jemi në numër, të pasur dhe të fortë!” Tha: “Lëreni të ecë vetë, ajo është e urdhëruar!”
Dhe deveja u nis përpara dhe kaloi pranë shtëpisë së Beni Sa’ade, doli për-pa¬ra Sa’d b. Ubade dhe Mundhir b. Amër në emër të fisit Benu Sa’ade thanë: “O i Dërguari i Allahut, eja te ne! Ne jemi në numër, të pasur dhe të fortë!”

Tha: “Lëreni të ecë vetë, ajo është e urdhëruar!”
Ata ia hapën rrugën dhe deveja u nis përpara derisa kaloi pranë shtëpisë së Beni Harith b. Hazrexh, doli Sa’d b. Rebi’, Harixhe b. Zejd dhe Abdullah b. Reva¬ha, si përfaqësues të fisit Beni Harith b. Hazrexh dhe i thanë: “Eja te ne, o i Dër¬guar i Allahut! Ne jemi të shumtë, të pasur dhe të fortë!” Tha: “Lëreni të ecë vetë, ajo është e urdhëruar!”

Ata ia hapën rrugën dhe deveja bëri përpara derisa kaloi pranë shtëpisë së Beni Adijj b. Nexhxhar, të afërm të dajallarëve të Pejgamberit a.s. – sepse Ummu Abdulmuttalib Selma bint Amër ishte një nga gratë e tyre. Aty u dolën përpara Selit b. Kajs dhe Ebu Selit Usejre b. Ebi Harixhe në emër të fisit Beni Adijj b. Nexhxhar dhe u thanë: “O i Dërguari i Allahut! Eja te dajallarët e tu, ne jemi të shumtë, të pasur dhe të fortë!” Tha: “Lëreni të ecë vetë, ajo është e urdhëruar!”
Ata ia hapën rrugën dhe deveja u nis përpara. Kur erdhi te shtëpia e Beni M¬a¬li¬k b. Nexhxharit, aty u gjunjëzua te dera e xhamisë së Pejgamberit a.s.. Ai vend atëherë ishte lëmë ku thanin hurmat dhe ishte pronë e dy jetimëve nga fisi Beni Nexhxhar – Sehi dhe Suhejli bijtë e Amrit, që ishin nën kujdestari të Muadh b. Afra’s.
Ashtu e gjunjëzuar qëndroi disa çaste, ndërsa Pejgamberi a.s. i hipur në të qëndronte pa lëvizur vendit. Pastaj ajo përsëri u ngrit dhe u largua pak nga atje. Pejgamberi a.s. as nuk e pengoi as nuk e drejtoi. Deveja pastaj shikoi prapa saj dhe përsëri u kthye në vendin ku u gjunjëzua fillimisht. Aty u gjunjëzua edhe këtë herë, pastaj u lëkund, pëlliti dhe u lëshua poshtë në tokë.
Atëherë Pejgamberi a.s. zbriti, kurse plaçkat e tij i mori Ebu Ejjub Halid b. Zejd dhe i çoi në shtëpinë e tij. Edhe Pejgamberi a.s. së pari u kthye tek ai dhe menjëherë pyeti se pronë e kujt ishte lëmi. Muadh b. Afra’ u përgjigj: “O i Dër-gu¬ari i Allahut, lëmi është i Sehlit dhe Suhejlit, dy djemve të Amrit. Ata janë dy jetimët e mi dhe unë do t’i bind ata që të pranojnë për ta ndërtuar aty xhaminë!”

Dhe vërtet Pejgamberi a.s. urdhëroi që aty të ndërtohet një xhami. Ndër-kohë, derisa u ndërtua ajo dhe shtëpia, ai banoi tek Ebu Ejjubi. Vetë Pejgamberi a.s. ka marrë pjesë në ndërtimin e xhamisë në mënyrë që t’i inkurajonte musli-manët e tjerë në të. Kështu, në ndërtimin e saj kanë punuar edhe muhaxhirët ed¬he ensarët dhe kanë dhënë shumë mund. Një musliman në lidhje me të ka thënë:
Kur punon Pejgamberi, ne si mund të rrimë?
Vërtet i gabuar do ishte për ne ky veprim!..
Muslimanët duke ndërtuar xhaminë këndonin këtë varg:
“Nuk ka jetë të vërtetë, përveç jetës në ahiret,
o Allah, mëshiroji ensarët dhe muhaxhirët!
Ndërsa Pejgamberi a.s. thoshte:
“Nuk ka jetë të vërtetë, përveç jetës në ahiretit,
o Allah, mëshiroji muhaxhirët dhe ensarët!

Pejgamberi a.s. qëndroi tek Ebu Ejjubi derisa u ndërtua xhamia dhe shtë¬p¬ia e tij, në të cilën pastaj u zhvendos, mëshira dhe kënaqësia e Allahut qoftë mbi të.
Ebu Ejjubi ka thënë:
“Kur erdhi Pejgamberi a.s. tek unë, u vendos në pjesën e poshtme të shtë-pisë, ndërsa unë dhe gruaja ime jetonim në pjesën e sipërme. Unë i thashë: “O Pejgamberi i Allahut, nënë e babë t’u bëfshin kurban, unë vërtet po ndihem keq dhe po më vjen rëndë që unë të jem më lart, kurse ti të je më poshtë. Eja ti kalo lart, ndërsa ne po zbresim poshtë!”
Ai më tha: “O Ebu Ejub, për mua dhe për këta që po më shoqërojnë është më e për¬shtatshme të jemi në pjesën e poshtme të shtëpisë.”
Pastaj tha: “Kështu që Pejgamberi a.s. mbeti në katin e poshtëm, ndërsa ne në të lartin. Një herë na u thye shtamba e madhe e mbushur me ujë dhe unë me Ummu Ejjubin (bashkëshorten) nxituam që ta mbledhim ujin nga frika se mos pikonte mbi Pejgamberin dhe e shqetësonte. Ujin e mblodhëm me një copë kadife me theka, sepse nuk kishim ndonjë gjë tjetër.
Ne i gatuanim darkën dhe ia dërgonim në katin e poshtëm. Kur na e kthente enën me pjesën e mbetur të ushqimit, unë dhe Ummu Ejjubi e preknim vendin ku kishin mbetur gjurmët e dorës së tij, pastaj e hanim ushqimin e mbetur duke kërkuar me këtë fitimin e bereqetit.

Ka ndodhur që ne njëherë ia dërguam atij darkën në të cilën kishte qepë apo hudhër, nuk e mbaj mend mirë, dhe Pejgamberi a.s. na e ktheu. Në ushqim nuk vërejta asnjë gjurmë të duarve të tij. Shkova i shqetësuar dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, na e ke kthyer darkën, kurse në ushqim unë nuk vërejta gjur¬më të dorës tënde. Kur ti na e ktheje atë, unë dhe Ummu Ejjubi e preknim vendin ku kishin mbetur gjurmët e dorës tënde duke insistuar me këtë fitimin e bere¬qe¬tit.”
Ai tha: “Sonte në ushqim unë ndjeva aromën e kësaj bime dhe unë natën në vetmi i drejtohem Zotit. Ndërsa, sa u përket juve, ju mund të hani!”
Tha: “Dhe ne vërtet e hëngrëm atë ushqim, por pas kësaj atij asnjëherë nuk i përgatitëm gjellë me qepë!”

Ibni Is’haku ka thënë:
“Pejgamberit a.s. vazhdimisht i bashkëngjiteshin muhaxhirët, kështu që në Mekë nuk kishin mbetur të tjerë përveç të arrestuarve dhe atyre që e kishin braktisur Islamin. Ata të cilët në emër të Allahut e pasuan Pejgamberin a.s. dhe e lëshuan Mekën megjithatë nuk i kishin marrë me vete krejt familjet e tyre dhe as tërë pasurinë. Të paktë ishin ata që e kishin bërë këtë, si: Benu Medhunët nga fisi Benu Xhumeh, pastaj Benu Xhahshët aleatët e Benu Umejjes, dhe Benu Bukejr nga fisi Benu Sa’d b. Lejth, aleatë të Benu Adijj b. Ka’bit. Shtëpitë e tyre në Mekë mbetën të mbyllura, pa asnjë njeri të gjallë në to.”