MBËRRITJA NË KUBA | IBNI HISHAMI | PJESA 12

Transmetohet nga Abdurrahman b. Uvejmir b. Sa’ade të ketë thënë: “Disa njerëz nga populli im, sahabë të Pejgamberit a.s., më kanë treguar si vijon:

“Kur dëgjuam se Pejgamberi a.s. kishte dalë nga Meka, ne vazhdimisht qëndronim në pritje të mbërritjes së tij. Në mëngjes, pasi falnim namazit e saba-hut, dilnim në shkretëtirë të hapur dhe aty pritnim Pejgamberin a.s.. Vallahi, ne nuk lëviznim nga atje derisa dielli të na detyronte të kërkonim strehim në hije. Nëse diku afër nuk kishte asnjë hije, ktheheshim në shtëpi sepse ditët ishin shumë të nxehta. Edhe atë ditë kur erdhi Pejgamberi a.s., qëndruam si zako-nisht, por pasi askund nuk kishte hije, ne u kthyem në shtëpi. Pikërisht atëherë erdhi Pejgamberi a.s. dhe i pari që e pa ishte një hebre. Ai e dinte se çfarë po bënim dhe e dinte se ne po pritnim ardhjen e Pejgamberit Muhamed a.s.. Sapo e pa atë, me zë të lartë bërtiti: “O Benu Kajle ! Ja, po ju vjen lumturia juaj!”

Ne të gjithë i dolëm përpara Pejgamberit a.s. dhe e pritëm në hijen e pal-mave. Me të ishte Ebu Bekri r.a., i cili ishte në moshë të njëjtë me të, ndërsa shu¬mica prej nesh nuk e kishim parë më herët Pejgamberin a.s.. Njerëzit ishin mbledhur rreth Ebu Bekrit, duke mos ditur se kush është kush prej tyre. Vetëm kur Pejgamberi a.s. mbeti i pambrojtur nga dielli dhe kur Ebu Bekri i bëri hije me pelerinën e tij, vetëm atëherë e kuptuam se cili prej tyre ishte Pejgamberi!”

Ibni Is’haku thotë:
“Pejgamberi a.s., siç thuhet, së pari shkoi te Kulthum b. Hidmi, megji¬thë¬se disa thonë se së pari shkoi te Sa’d b. Hejthemi. Ata që thonë se së pari shkoi te Kulthum b. Hidmi thonë: “Pejgamberi a.s. vetëm pasi doli nga Kulthum b. Hidmi shkoi në shtëpinë e Sa’d b. Hejthemit sepse ai ishte i pamartuar, nuk kish¬te familje dhe shtëpitë e njerëzve të tillë zakonisht u caktoheshin shokëve muha¬xhirë të Pejgamberit.”
Ebu Bekri megjithatë qëndroi te Hubejb b. Isafi. Dikush thotë se shtëpia e tij ishte e Harixhe b. Zejdit.
Ali b. Ebi Talibi r.a. qëndroi në Mekë edhe tri ditë e tri net. Gjatë kësaj kohe ua ndau njerëzve të gjitha gjërat që ata kishin lënë te Pejgamberi a.s.. Pasi i do-rëzoi ato, ai iu bashkëngjit Pejgamberit a.s. dhe së bashku me të qëndroi te Kulthum b. Hidmi.

Pejgamberi a.s. qëndroi në Kuba te fisi Benu Amër b. Avf katër ditë: të hë-nën, të martën, të mërkurën dhe të enjten. Gjatë kësaj kohe themeloi xhaminë e tij.