LOGJIKA DHE RACIONALITETI NË FILOZOFINË ISLAME | MAJID FAKHRY

Filozofët muslimanë nuk e vunë asnjëherë në diskutim sigurinë apo finalitetin e procesit konjitiv, në kohën që ai ka marrë vulën e bashkimit me Arsyen Aktive, rezervuar për klasën e privilegjuar të filozofëve metafizikë. Në termat e Aristotelit, metoda që shpie në këtë bashkim është demonstrimi (burh?n, apodeixis) mbështetur në intuitën e parimeve kryesore të demonstrimit. Për këtë shkak, Averroes (1198), u kthye, më pak se tre shekuj më vonë, drejt një interpretimi socio-logjik të kësaj teorie konjitive apo epistemologjike. Njerëzimi është i ndarë, sipas tij, në tre klasa (1) filozofët, apo “njerëzit e demonstrimit”, (2) teologët, ose “njerëzit e dialektikës (xhedel) dhe (3) masat e gjera, ose klasa retorike (kha??bij?n).

Të tre klasat, siç edhe metodat e tyre të njohjes, janë të renditura në mënyrë hierarkike, sipas Averroes. As teologët dhe as masat e gjera nuk janë në gjendje të arrijnë nivelin e sigurisë demonstrative, për shkak të dobësisë së premisave mbi të cilat mbështetet argumenti dhe të cilat janë mbështetur mbi opinionet e marra, të cilat janë pastërtisht arbitrare. Me demonstrimin, Averroes nënkuptonte, sipas Aristotelit, procesin e deduksionit silogjik, për sa ai mbështetet mbi premisat kryesore të cilat janë si të nevojshme, ashtu edhe universale. As dialektikët, as retorikët nuk mund ta kënaqin këtë konditë. Ky ishte konsensusi i logjicienëve dhe filozofëve muslimanë nga el-F?r?bi, te Avicena, Avempace (1138) e më vonë.

Veç kësaj, njohja demonstrative për ata filozofë, përkundër mëtimit të post-modernistëve të ditëve tona, nxjerrin në dritë dijen mbi qenien (vuxh?d) e objektit, siç edhe shkaqeve që qëndrojnë në rrënjë të kësaj qenieje apo ekzistence. Kjo është arsyeja pse ato logjicienë dhe filozofë vendosën konceptin e shkakësisë në qendër të shqetësimeve të tyre epistemologjike dhe ky koncept u bë molla e madhe e sherrit ndërmjet tyre dhe teologëve (mutekel-lim?n), veçanërisht me esh’?r?tët. Locus Classicus i kësaj grindjeje është Tah?fut al- Fel?sifa (Inkoherenca e Filozofëve) e el-Ghazz?lit dhe kundërpërgjigja ndaj tij nga Averroes, Tah?fut al- Tah?fut (Inkoherenca e Inkoherencës). Për el-Ghazz?lin (1111), siguria e mëtuar e marrëdhënies shkak-pasojë është një iluzion; është e reduktueshme tërësisht në natyrën, të cilën Zoti mund ta ndryshojë në çdo kohë. Për Averroesin, nga ana tjetër, koncepti i natyrës, siç zbatohet në Zotin apo objektet e pashprehje, është i pakuptim. Për më tepër, njohja e vërtetë është një çështje e zbulimit të shkaqeve që qëndrojnë në themel të çdo zhvillimi në botë, saqë veprimtaria e arsyes vetë mund të përshkruhet si “asgjë më shumë se njohja e saj mbi qeniet ekzistuese përmes njohjes së shkaqeve të tyre, prejnga ajo ndryshon nga aftësitë e tjera njohëse. Kësisoj, kushdo hedh poshtë shkaqet, faktikisht hedh poshtë arsyen” (Tah?fut, 1930, fq.522). Ky rrëzim do të gërryejë vetë burimin e “artit të logjikës” dhe bërja e pamundur e njohjes së vërtetë (epist?m?) do të na trashëgojë neve vetëm opinion (doxa), konkludon Averroes.

Përktheu nga anglishtja: Vehap Kola

© 2018, fryma.org. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndihmoni në mirmbajtjen e webfaqës duke klikuar në reklamat që shafqen në mbrendi të tekstit.