Kreativiteti është “ÇMENDURI” | VIDEO

Videoja, “Kreativiteti është Çmenduri”, është shpërndarë më 14 Janar 2014, dhe ka arritur mbi 300.000 shikueshmëri.

“Mund të themi se edhe artisti edhe nevoja neuritike nxjerrin më shumë se mund të përtypen, por artisti i ri përtyp përsëri në një mënyrë të objektivizuar, si një projekt i jashtëm aktiv, i punës.
Pra gjithmonë jemi të hipnotizuar nga marrëdhënia mes krijimtarisë dhe çmendurisë, apo jo ?! Ashtu siç thotë Timothy Leary, shkëlqyeshëm, për të përdorur kokën tënde, duhet të dilni nga koka.

Tani kjo natyrisht nënkupton një lloj gatishmërie – dëshirë për të shkuar në të panjohurën, për të vizituar peisazhet mendore që janë ta Huaja (të pa prekura), një lloj vullneti gatishmërie për ta lënë larg zonën e rahatisë, të bën reformën e mënyrës të menduarit nga jo refleksive – përgjegjëse në atë stimulative: Të shkosh në fusha të tjerra të mendjes ku e katalizon imagjinatën – është një si të fillosh zhytjen nga KOKA fillimisht zhytje nga e panjohura, dhe po gjithmonë ekziston potenciali për të lënduar. E dini se është fakt se mistiku edhe i çmenduri notojnë në të njëjtat ujëra, por mistiku është si një artistë i cili zhytet thellë, dhe prej sajë thellësia i bjen mbrapa vizionet, ai bjen suvenire nga këto hapësira të thella në vende të mahnitshme. Por në fund të ditës Artisti bëhet i shterur. Artisti sakrifikon një pjesë të vetes për ti kthyer ato VIZIONET, për të krijuar një ndryshim shkalle të vetëdijes shoqërore. Ai i le transin e përditshëm. Ai e le të gjitha sistemet tona operative kulturore, Ai na tregon tunele të ndryshme të realitetit, që në realitet na japin një kuptim ndaj perspektivës.

Ne i paguajmë para të na qojnë në vende të cilat ne vetvetiu nuk mundemi të shkojmë, ato janë heronj, ato janë ndriçues të kulturës, Janë të çmendur që në një farë mënyre kanë arritur ta marrin me të mirë çmendurinë dhe ta zbutin dhe ta çojnë në drejtim qëllimeve të dobishme për shoqërinë. – Një ide që gjithmonë të qon në një përfundim të dobishëm.”

(Portali FRYMA)

(Është pëkthyer pjesët kryesore që e kemi parapa)

“Nuk lejohet kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese, pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e FRYMA.ORG!”