KAPITULLI I KATËRT
 | MAKALAT | HAXHI BEKTASH VELI


Ky kapitull i sqaron makamet (pozicionimet) e tarikatit ( rrugës sufike) 

Tash, i nderuar! Dije që makami i parë i tarikatit është zotimi para shejhit dhe pendimi: 

“ Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin e Allhut…” ( Kur’an, III/103)
“ O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë…” (Kur’an, LXVI/8). 

Allahu është ai që pranon pendimin kur robi kthen prej ligësive: 

“… Prandaj edhe atyre ua fali Ai, në mënyrë që të pendohen. Allahu pranon pendimin se është mëshirues”. ( Kur’an, IX/118). 

Tash, o besimtarë! Pendimi duhet të bëhet pa dyshim dhe dymendësi. Pendimi duhet të sjellë dobi. Pasi pendim do të thotë kthim prej mëkatit. Thelbi i pendimit është që një mëkat shtatëdhjetë vjetësh të ndryshohet me një kërkesë faljeje. Tash kushtojini rëndësi mbështetjes në Zotin dhe kërkimit të faljes (tevekkul dhe istigfar) që të keni pak gabime dhe të jeni faqebardhë. 

Tash, o besimtarë! Çdo herë faljen duhet ta kërkoni ju, ndërsa pranues i saj është Allahu: 

“ … Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij…” ( Kur’an, LXV/3) Falënderimi duhet të bëhet nga ju, kurse shtimin e begative e bën Allahu: 

“…Nëse falënderoni, do t’ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë”. ( Kur’an, XIV/7). 

Durimin duhet ta bëni ju, ndërsa të mira pa kufi ju jep Allahu:
“… të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë”. ( Kur’an, XXXIX/10). 

Ibadetin dhe dëshminë duhet ta bëni ju , ndërsa pallatet brenda xhennetit do t’ua ngrijë Allahu: 

“ A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës”. ( Kur’an, LV/60). 

E juaja është që të pendohuni për mëkatet shtatëdhjetë vjeçare, ndërsa e Allahut është që të pranojë pendimin: 

“ …vërtet ai u fal atyre që pendohen”. ( Kur’an, XVII/25) Ai Zotëri Fisnik (Allahu) thotë kështu: 

“ O rob të Mi! Ademi a.s. një herë nuk e dëgjoi urdhërin tim; dy qind vjet vajtoi. Dhe pandërprerë e lexoi këtë:
“ Ata të dy thanë: “ Zoti ynë ne i bëmë padrejtë vetvetes sonë, e në qoftë se nuk na mbulon dhe nuk na mëshiron, ne me siguri jemi prej të shkatërruarve”. ( Kur’an, VII/23). 

Ai kaq shumë vajtoi dhe ia fala lëshimin. Ju për mëkatin shtatëdhjetë vjeçarë madje njëherë kërkoni falje. ; T’ua fali. Pasi falja është prej Meje. 

Nëse njërin prej mëkatarve (të papenduar) nuk e dënoj, nuk ka mundësi të përfaqësohet mëshira Ime. 

“…Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtar i madh që është”. ( Kur’an, XXII/78)
Sikur një lëndë ta kisha krijuar të mangët në këtë botë, nuk do të përfaqësohej 

atributi i fuqisë sime:
“ … Sa përcaktues (të fuqishëm, Kadir) të mirë jemi “! ( Kur’an, LXXVII/23) 

Sikur të mungonte diç në xhennet, xhenneti im nuk do të ishte i plotë: “… Sa përfundim i lavdishëm është ky vend”. (Kur’an, XIII/24) 

Sikur të mos ishte pranuar lutja e Nuhit a.s., nuk do të pranohej lutja e askujt: 

“ Neve na pat thirrur në ndihmë Nuhu, ne jemi përgjegjës të mirë”. (Kur’an, XXXVII/75). 
Makami i dytë i tarikatit është: të bëhesh ndjekës (myrid). 

“…Ju pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini”. ( Kur’an, XVI/43) Pikërisht për këtë ka tre lloje të myridëve:
I pari është myridi absolut.
I dyti është myridi alegorik. 

I treti, është myridi renegat.
Myrid absolut është ai që në çfarëdo gjendje nuk kërkon argument prej shejhit të vet. Myrid alegorik është ai që në dukje vepron si dëshiron shejhi, ndërsa në brendi sillet ashtu si është vetë.
Myrid renegat është ai që kur sheh një prej gjendjeve të jashtëzakonshme të shejhit kundërshton. 
Makami i tretë i tarikatit është, qethja dhe ndërrimi i teshave. 

“ …se me vullnetin e Allahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, të rruani flokët e kokave tuaja, t’i shkurtoni e nuk do të keni frikë!…”. ( Kur’an, XLVIII/27)
“ Njerëzit janë teshat e tyre” ( Përcjellje) 
Makami i katërt i tarikatit është pjekuria dhe përsosja në betejën me un”in (epshin). 

“… atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët”. ( Kur’an, II/24) 
Makami i pestë i tarikatit është shërbimi. Për pasojë Pejgamberi a.s. thotë: “ Ai që u shërben të tjerëve shërbehet edhe vetë” ( Hadith) 
Makami i gjashtë është frika (havf). 

“…Pra, ikni e mbështetnu tek Allahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët”. ( Kur’an, LI/50)/ 
Makami i shtatë është shpresa ( rexha). 

“…mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut…” ( Kur’an, XXXIX/53).

Makami i tetë është: xhupi, strajca, gërshërët, sexhadeja, tesbihët, gjilpëra dhe 

shkopi.
Këta mjete janë të shenjta dhe ju jepen të ngriturve (shenjtorëve)
“ …Allahu realizon dëshirën e vet dhe Allahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin)”. ( Kur’an, LXV/3) 
Makami i nëntë është: ngritja në zotërues të pozicionit kuptimor (sahib-i makam), në udhëheqës të grupit ( sahib-i xhemijjet), në mbajtës të ligjëratës dhe këshillues (sahib-i nasihat) dhe zotërues të dashurisë ( sahib-i muhabbet).
“ …Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin)…” (Kur’an, V/54) 
Makami i dhjetë është : dashuria kuptimore (ashk), përmallim(shevk), qetësi dhe pastërti e brendshme (safa) dhe varfëri kuptimore (fakr).
“ ( O Zot) më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirët”. ( Kur’an, XII/101)
“ Varfëria është krenaria ime dhe me të do të lëvdohem në Ditën e Gjykimit” ( Hadith). 
Ky është makami i shpirtit. Nuk është e çuditshme që shpirti kur të takohet me Shpirtin (Allahun) të gëzohet, të lozë, të lëvizë me hare dhe përmallim. Kjo lëvizje është për hirë të miqësisë me Krijuesin dhe është e lejuar. Për më tepër ajo është dhunti hyjnore. Çdonjërit që i dhurohet duhet ta paraqesë atë, vallahu ‘alem ( Allahu e di më së miri).