Jeta dhe Vepra – Imam Merginani

Burhanuddin Merginani

(برهان الدين المرغيناني)

Ebu’-Hasen Burhanuddin Ali b. Ebi Bekr b. Abdixhelil El-Fergani El-Merginani

(v.593/1197)

Fekihu hanefi që njihet me veprën “El-Hidaje”

Burhanuddin Merginani u lind në fshatin Rishtan afër qytetit Merginan në zonën Ferginan afër lumit të Transaksionit. Ishte nga familja e hz. Ebu Bekrit – një familje që nxorën shumë dijetarë. Lekneviu në botimin e “El-Hidajes”, në biografinë që e vendos, transmeton se Merginani u lind më 8 rexhep 511 (5 nëntor 1117). Zirikli thotë që lindi më 530, por kur e shikojmë se Merginani ka mësuar nga Sadrush-shehidi, që ka vdekur më 536 (1141) dhe Nexhmeddin En-Nesefi’u, që ka vdekur më 537 (1142), e kuptojmë se kjo datë është gabim.

Merginani mori mësim nga gjyshi i tij (nga nëna), Ebu Hafs Omer b. Ali Ez-Zenderamasi i cili ishte nxënës i Shemsul-eimme Es-Serahsiut, pastaj nga Nexhmeddin En-Nesefiu, Sadrushshehidi, nga nxënësi i Alauddin Es-Semerkandit që ishte Zijaeddin Muhamed b. Husejn El-Bendenixhi, nga nxënësi i Shemsul-eimme Es-Serahsiut që ishte Osman b. Ali El-Bikendi, Ebu Muhamed Zijaeddin Said b. Es’ad El-Merginani dhe Kivamuddin Ahmed b. Abdurreshid El-Buhari. Ai ishte i njohur në shkencën e fikhut, hadithit, tefsirit, gjuhës dhe letërsisë arabe. Në burime është përmendur edhe si “imam, hafidh dhe muhakkik”, ndërsa bashkëkohësit e tij, si Kadihan, Burhanuddin Mahmud b. Ahmed El-Buhari, Zahiruddin Muhamed b. Ahmed El-Buhari dhe Ahmed b. Muhamed El-Attabi e theksojnë vlerën e tij në shkencë. Tashkopryzade e konsideron si “as’hab terxhih” në medh’hebin hanefi, kurse Lekneviu mendon që më mirë është të thuhet se ka qenë muxhtehid në medhheb, sidomos në kohët e fundit të dijetarëve osmanë, ndërsa Sejjid Beu sjell dëshmi se ai ka qenë muxhtehid në medhheb. Ndër nxënësit e Merginanit janë fëmijët e tij, Xhelaluddin Muhamed dhe Nizamuddin Omer, por edhe Shemsul-eimme El-Kerderi, Xhelaleddin Mahmud b. Husejn El-Usrusheni dhe autori i “Ta’limu’l-mute’al-lim”, Zernuxhi. Ndërroi jetë më 14 dhul-hixhxhe 593 (28 tetor 1197) dhe u varros në Semerkand.

Merginani në veprën e tij “El-Hidaje” gjatë klasifikimit të çështjeve është udhëhequr sipas sistemimit të juristëve hanefinj, por disa herë ka bërë edhe rregullime në disa çështje, si shembull fetfatë në çështjet e fatit i ka vendosur në çështjen e kurorëzimit, ku flet edhe për çështjen e talakut (shkurorëzimit). Nga kjo e kuptojmë se ka pasur mendime të dalluara nga fekihët e tjerë. Në kohën e impotencës së burrit mendimi është të pritet një vit sipas kalendarit diellor  (Serahsi, V/101), por Merginani mendon se duhet të jetë sipas kalendarit hënor. (El-Hidaje, 2/27)

Veprat:

1. Bidajetu’l-mubtedi (Kajro, 1355/1936). Çështjet aktuale në veprat e Muhamed b. Hasan Esh-Shejbaniut “El-Xhami’u’s-sagir” dhe Kuduriut “El-Muhtasar” i vendos në një radhitje me emrin Ebu Bekir b. Ali El-Hamili “En-Nadhmu’l-mensur (Durru’l-muhtedi ve dhuhru’l-muhtedi). Ebu Bekir El-Hadadi këtë e ka komentuar në formë poezie “Siraxhu’dh-dhalam ve bedru’t-tamam”. (Biblioteka Sulejmanie, Laleli, nr.1051; po ashtu shikojeni. Suppl., 1/646) [U Botua nga Erasmus, përkth-shtati Rezart Beka. Çdo të Hënë ora 19:00, do të shpërndajmë tek Portali FRYMA]

2. El-Hidaje (Kajro 1282; botoi Muhamed Muhjiddin Abdulhamid, I-IV, Kajro 1385/1966). Është komentimi nga vetë autori i veprës “Bidajetu’l-mubtedi”. Ky është ndër burimet më të njohura dhe më të besueshme në medhhebin hanefi. Nga dijetarët është bërë komentimi i veprës, shtimi i fusnotave dhe shkurtimi i saj. Ajo është përkthyer në shumë gjuhë të botës.

3. Muhtarat(muhtar)u’n-nevazil. Pjesa fikhore për çështjet e ibadetit është botuar nga Mahmud Muhamed Ismail në Medinë me titull El-Xhamiatu’l-islamijje kulijjetu’sh-sheria për magjistarurë. (1414/1994; për disa pjesë të veprës mund të gjenden të dhëna në bibliotekën “Sulejmanije”, në shkrimet nga Giresuni, Tyjatok, nr. 3604; Ajasofia, nr. 92, 1421, 1422, 1423; Vehbi efendiu nga Bagdadi, nr. 505; Ali Pasha nga Çorllu, nr. 255; Esad efendiu, nr. 970).

4. Et-Texhnis ve’l-mezid fi’l-fetava. I sistemuar sipas veprave klasike të fikhut, është një vepër e plotë. (për disa pjesë të veprës shikoni në: Biblioteka Sulejmanije, nr. 587, Karaçelebizade Husamedin, nr.194; Shehid Ali Pasha, nr. 913; Damat Ibrahim Pasha, nr. 680, nr.681; Laleli, nr. 832).

5. Kitab fi’l-fera’id. (biblioteka “Sulejmanije”, Reshid Efendiu, nr. 380, vr. 89-90; Biblioteka Kajseri Rashid Efendiut, Rashid Efendi, nr. 26170).

6. Kitabu’l-haxh (Menasiku’l-haxh). Në burime e shohim që kjo është një përmbledhje e Merginanit në lidhje me haxhin nga veprat e fikut. Në fakt nuk është një vepër (biblioteka “Sulejmanije”, Esad Efendi, nr. 942, vr. 21-54), por është pjesë nga “El-Hidaje”.

7. Kifajetu’l-muntehi. Autori (Merginani) këtë vepër e ka filluar si komentimi i Bidajetu’l-mubtedi, por më pas vepra ka dalë afër 80 vëllime dhe nuk ka pasur një sistem, andaj edhe Merginani ka menduar se do të jetë shumë e lodhshme për lexuesit. Prandaj autori nuk e ka mbaruar këtë vepër, por ia ka filluar komentimit më të shkurtër, i cili është “El-Hidaje”. Merginani disa çështje nuk i cek në “El-Hidaje”. Në bibliotekën “Sulejmanije” (Ashir efendi, nr. 129; Izmir, nr. 166; Jazma Bagishllar, nr. 3546) me këtë emër në të vërtetë është e regjistruar “El-Hidaje”. Në burime është vërtetuar se Merginani ka vepra edhe si El-Mezid fi furu’i’l-hanefijje, Musteka’l-merfu’, Neshru’l-medhheb dhe Sherhu’l-Xhami’i’l-kebir. Në disa hulumtime e shohim që thuhet se në bibliotekën “Sulejmanije” (Nafiz Pasha, nr. 302) gjendet një vepër e quajtur Muhtaru’l-fetava, por në të vërtetë kjo vepër (Kavakçë, fq.134) është e Abdullah b. Mahmud El-Mevsilit El-Muhtar li’l-fetva.

TDV (Türkiye Diyanet Vakfı) İslam Ansiklopedisi

Përgatiti: Ferhat Koca,

Përkth-shtati: Ejmen A. Ismaili.

Teksti u botua nga Revista mujore e Myftinisë së Shkodrës, “Udha Islame”, fq. 18-19; nr.145 (Mars, 2015).

Bibliografia:

Burhaneddin el-Merginani, el-Hidaje, Stamboll 1986, I, 1-11; II, 27; Serahsi, el-Mebsut, V, 101; Dhehebi, A’lamu’n-nubela’, XXI, 232; Kureshi, el-Xhevahiru’l-mudijje, II, 627-629; Ibn Kutlluboga, Taxhu’t-teraxhim fi men shannefe mine’l-Hanefijje (bot. Ibrahim Salih), Bejrut 1412/1992, fq. 148; Tashkopryzade, Mifahu’s-sa’ade, II, 236-266; a.mlf., Tabakatu’l-fukaha’ (bot. Ahmed Nejle), Mosuli, ts., fq.9, 101; Leknevi, el-Feva’idu’l-behijje, fq. 141-44; M. Sejjid Beu, Usul-i Fikh, Stanboll 1333, I, 59, 245; Brockelmann, GAL, 1, 466-469; Suppl., 1, 644-649; Zirikli, el-A’lam, V, 73; Jusuf Zija Kavakçë, XI dhe XII, Asırlarda Karahanlılar Devrinde Mavara’ al-Nahr İslam Hukuçuları, Ankara 1976, fq. 131-135; J. Schacht, İslam Hukukuna Giriş (trc. Mehmet Dağ – Abdülkadir Şener), Ankara 1977, fq. 289; Hajreddin Karaman, Islam Hukuku Tarihi, Stanboll, ts. (sh.b. Irfan), fq. 135; Ali Rıza Karabulut, Kayseri Reşid Efendi Kütüphanesindeki Türkçe-Farsça-Arapça Yazmalar Kataloğu, Kajseri 1982, fq. 270; Ahmet Özel, Hanefi Fıkıh Alimleri, Ankara 1990, fq. 45-47, 55, 57-58, 63. 64. 68; Y. Meron, “The Development of Legal Throught in Hanafi Texts”, St.l, XXX (1969), fq. 92-93; a.mlf., “Marghinani, His Method and His Legacy”, Islamic Law and Society, IX/3, Leiden 2002, fq. 410-416; Hüseyin Karapınar, “Merginani ve eseri Hidaye”, Diyanet Dergisi, XXII/2, Ankara 1986, fq.36-41; Rahmi Yaran, “Hidaye Terçümeleri”, MÜİFD, 16-17 (1998-99), fq. 174-193; Murtaza Köse, “Ferganlı Bir Hukukçu Merginani ve Hidaye Adlı Eseri”, Atatürk Üniversitesi  Türkiyat Araştırmaları Enstitüsü Dergisi, 17,  Erzurum 2001, fq. 345-363; Heffening, “Merginani”, iA, VII, 761-762; Murteza Dihkan, “Burhanuddin Buhari Merginani”, Danişname-i Cihan-ı İslam, Tehran, III, 282-283.

“Nuk lejohet kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese, pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e FRYMA.ORG!”