FJALIMET DHE KONTRATAT NË MEDINË | IBNI HISHAMI | PJESA 14

Pejgamberi a.s., prej mbërritjes së tij në muajin rebiul-evvel e deri në muajin safer të të njëjtit vit, tërë kohën e kaloi në Medinë. Në këtë periudhë u ndërtua xhamia dhe shtëpia e tij dhe rreth tij u mblodhën të gjithë muslimanët. Në atë pjesë të Medinës nuk mbeti asnjë shtëpi jomuslimane. Kishin mbetur vetëm pjesëtarët e Hatmit, Vakifit, Vailit dhe Umejjes, të cilët i përkisnin fisit Evs dhe jetonin në lagjen e tyre. Ata edhe më tutje ngelën në idhujtari.

Hutbeja e parë e Pejgamberit a.s. – siç kam dëgjuar nga Ebu Seleme b. Abdurrahman dhe Allahu na ruajt që t’i atribuojmë diçka që nuk e ka thënë – kishte qenë kur ai ishte ngritur para tyre, pastaj i kishte shprehur falënderim Allahut dhe kishte thënë:

“O njerëz, përgatituni mirë për veten dhe dijeni se çdo kush nga ju do të vdesë dhe do ta lërë kopenë e tij pa bari. Pastaj Zoti i tij do t’i thotë, i Cili nuk do të ketë as përkthyes e as ndërmjetës: “A nuk të erdhi i Dërguari Im për ta sjellë Shpalljen? A nuk të dhashë pasuri dhe të nderova? Nga e gjithë kjo, çka ke përgatitur për vete? Njeriu do të shikojë djathtas e majtas dhe nuk do të shohë asgjë. Pastaj do të shikojë para vetes dhe do të shohë xhehenemin. Kush mundet të shpëtojë nga zjarri, le ta bëjë këtë së paku edhe me një gjys- më hurme. Nëse nuk e ka edhe këtë, le të flasë ndonjë fjalë të mirë. Shpërblimi për çdo ve- për të mirë është nga dhjetë deri në shtatëqind herë nga vepra e bërë. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju!”

Në një hutbe tjetër Pejgamberi a.s. ka thënë:
“I tërë falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderoj dhe prej Tij ndihmë kërkoj. Kër- kojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtetë s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut që është një dhe nuk ka shok.

Fjalimi më i mirë është Libri i Allahut të Madhërishëm, ndërsa i shpëtuar është ai të cilit Allahu ia zbukuron zemrën dhe e fut në Islam pas mosbesimit si dhe e zgjedh këtë libër nga të gjitha fjalimet e njerëzve. Ky vërtet është fjalimi më i bukur dhe më i rrjedh- shëm. Doni atë që e do Allahu dhe doni Allahun me gjithë zemër. Asnjëherë mos t’ju bëhet i mërzitshëm të folurit e Allahut dhe përmendja e Tij dhe asnjëherë zemrat tuaja mos të tregojnë arrogancë ndaj Tij. Allahu në mes të gjithave që ka krijuar, zgjedh dhe përzgjedh. Ai ato i quan vepra më të mira, njerëz të zgjedhur dhe fjalim të mirë e të bukur i cili në vetvete i përmban të gjitha të lejueshmet dhe të palejueshmet që u janë dhënë njerëzve.

Vetëm Allahun adhuroni dhe asgjë mos i shoqëroni! Kini frikë prej Tij në mënyrë të denjë dhe jini të sinqertë ndaj Allahut në të gjitha ato që thoni me gojën tuaj! Le të mbretërojë mes jush dashuria me shpirtin hyjnor. Vërtet Allahu zemërohet nëse shkelet marrëveshja me Të. Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi ju!”

***
Pejgamberi a.s. hartoi një dokument me shkrim ndërmjet muhaxhirëve dhe ensarëve. Në të njëjtën kohë ai përgatiti edhe një marrëveshje me hebrenjtë, e cila ua siguronte atyre lirinë e fesë dhe të pronësisë dhe theksonte të drejtat dhe detyrimet e tyre. Ja teksti i marrëveshjes:

“Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
- Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
Ky është dokument të cilin e proklamon Pejgamberi Muhamed për të gjithë besimtarët
dhe muslimanët kurejshë dhe jethribas dhe për njerëzit që i pasojnë, shoqërohen dhe luf- tojnë së bashku me ta; të gjithë ata janë një popull (ummet), në krahasim me njerëzit e tjerë.
Muhaxhirët nga fisi Kurejsh do të mbeten në atë gjendje siç i ka gjetur Islami, në mënyrë të njëjtë do të paguajnë gjakun dhe pengjet e veta ndërmjet tyre do t’i lirojnë apo blejnë në mënyrë të bukur dhe të drejtë.
Pjesëtarët e fisit Benu Avf, njësoj sikur edhe deri më tash dhe siç është zakon tek ata, do të tubojnë kontribute. Çdo bashkësi nga bamirësia dhe drejtësia që mbretëron mes besimtarëve do të paguajë blerjen e pengjeve të vet.
Edhe fisi Benu Sa’ade, siç është zakon tek ata, do të tubojnë kontribute si deri më tash. Çdo bashkësi nga bamirësia dhe drejtësia që mbretëron mes besimtarëve do të pagu- ajë blerjen e pengjeve të vet.
Edhe fisi Benu Harith, siç është zakon tek ata, do të tubojnë kontribute si deri më tash. Çdo bashkësi nga bamirësia dhe drejtësia që mbretëron mes besimtarëve do të paguajë blerjen e pengjeve të vet.
Edhe fisi Benu Xhushem, siç është zakon tek ata, do të tubojnë kontribute si deri më tash. Çdo bashkësi nga bamirësia dhe drejtësia që mbretëron mes besimtarëve do të pagu- ajë blerjen e pengjeve të vet.
Edhe fisi Benu Nexhxhar, siç është zakon tek ata, do të tubojnë kontribute si deri më tash. Çdo bashkësi nga bamirësia dhe drejtësia që mbretëron mes besimtarëve do të pagu- ajë blerjen e pengjeve të vet.
Edhe fisi Benu Amër ibn Avf, siç është zakon tek ata, do të tubojnë kontribute si deri më tash. Çdo bashkësi nga bamirësia dhe drejtësia që mbretëron mes besimtarëve do të paguajë blerjen e pengjeve të vet.
Edhe fisi Benu Nebijt, siç është zakon tek ata, do të tubojnë kontribute si deri më tash. Çdo bashkësi nga bamirësia dhe drejtësia që mbretëron mes besimtarëve do të paguajë blerjen e pengjeve të vet.
Edhe fisi Benu Evs, siç është zakon tek ata, do të tubojnë kontribute si deri më tash. Çdo bashkësi nga bamirësia dhe drejtësia që mbretëron mes besimtarëve do të paguajë blerjen e pengjeve të vet.
Besimtarët nuk do ta lënë asnjë anëtar të tyre të ngarkuar me obligime të rënda, por nga bamirësia ndaj tij ose do ta blejnë (nëse është rob) ose do të paguajnë vlerën e gjakut.
Besimtari nuk do të formojë aleancë me robin e besimtarit tjetër në dëm të tij.
Të gjithë besimtarët e devotshëm patjetër duhet t’i kundërvihen tiranit ose atij i cili është i gatshëm për të kryer padrejtësi e krime, i cili i shkel të drejtat apo fut hutim mes besimtarëve. Të gjithë bashkërisht le t’i kundërvihen atij, madje edhe nëse është djali i ndonjërit prej tyre!
Besimtari nuk guxon ta vrasë besimtarin tjetër për shkak të jobesimtarit, e as ta përkrahë jobesimtarin kundër besimtarit.
Jomuslimanët (dhimmetullah) në shtetin islam, të cilët janë në mbrojtjen e Allahut, janë të gjithë të barabartë – edhe njeriu i tyre do të jetë i mbrojtur.
Besimtarët janë miq të njërit-tjetrit kundër të tjerëve.
Hebrenjtë, të cilët lidhen me ne, fitojnë të drejtën e ndihmës dhe përkrahjes sonë; askush nuk do t’i shtypë e as do t’i ndihmojë armiqtë e tyre.
Paqja mes besimtarëve është unike dhe e pandarë, asnjë besimtar nuk guxon të lidhë paqe me besimtarët e tjerë kur është fjala për luftën në rrugën e Allahut, aty do të jenë të barabartë dhe të drejtë mes vete.
Të gjitha njësitë luftarake, të cilat luftojnë në anën tonë, patjetër duhet të ndihmohen mes tyre.
Besimtarët, për çdo anëtar të tyre të vrarë, për gjakun e atij që ka rënë në rrugën e Allahut, për kompensim do të vrasin nga një armik.
Besimtarët e devotshëm do t’i përmbahen udhëzimit më të mirë dhe më të drejtë.
Idhujtari nuk mund t’u ofrojë Kurejshëve ndihmë materiale e as personale, as nuk bën të nxisë kundër besimtarëve.
Nëse dikush e vret besimtarin pa ndonjë bazë dhe pa arsye, mbi të do të aplikohet ligji i hakmarrjes, përveç nëse familja e të vrarit ia fal atij. Përndryshe, të gjithë besimtarët do të ngrihen kundër tij dhe janë të detyruar ta sulmojnë.
Asnjë besimtari i cili ka pranuar atë që gjendet në këtë dokument dhe i cili beson në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit nuk i lejohet ta ndihmojë e as strehojë novatorin. Kush e ndihmon dhe e strehon atë, mbi të bie mallkimi dhe hidhërimi i Allahut në Ditën e Gjykimit dhe nuk pranohet prej tij dëmshpërblim e as pendim.
Ju sa herë që të mos pajtoheni mes vete për çështjet diskutabile, përsëri duhet t’i kthe- heni Allahut të Madhërishëm dhe Pejgamberit të Tij.
Hebrenjtë duhet të ndajnë fonde së bashku me besimtarët, për aq kohë sa janë në luftë.
Hebrenjtë e fisit Benu Avf formojnë një bashkësi me besimtarët. Ata ndjekin fenë e tyre, kurse muslimanët të vetën, qofshin vetë ata apo miqtë e tyre, përveç atij i cili bën krime dhe mëkat, ai dëmton vetëm veten dhe familjen e tij.
Hebrenjve të fisit Benu Nexhxhar u takojnë po ato të drejta sikur edhe atyre të fisit Benu Avf.
Hebrenjve të fisit Benu Harith u takojnë po ato të drejta sikur edhe atyre të fisit Benu Avf.
Hebrenjve të fisit Benu Sa’ade u takojnë po ato të drejta sikur edhe atyre të fisit Benu Avf.
Hebrenjve të fisit Benu Xhushem u takojnë po ato të drejta sikur edhe atyre të fisit Benu Avf.
Hebrenjve të fisit Evs u takojnë po ato të drejta sikur edhe atyre të fisit Benu Avf.
Hebrenjve të fisit Benu Thalebe u takojnë po ato të drejta sikur edhe atyre të fisit Benu Avf. Përjashtim bën ai i cili bën krime dhe mëkat, ai dëmton vetëm veten dhe famil- jen e tij.
Xhefnët janë degë e Thalebes. Ata kanë të njëjtin status si vetë Thalebe.
Edhe Benu Shutejbëve u takojnë po ato të drejta sikur edhe atyre të fisit Benu Avf, kurse bamirësia duhet të jetë mbrojtje nga e keqja.
Miqtë e fisit Thalebe janë të barabartë me ta, përndryshe, edhe bashkësia hebreje kon- siderohet si edhe vetë hebrenjtë.
Asnjë prej tyre nuk mund të dalë (në luftë) me muslimanët përveç me leje të Muha- medit a.s..
Askujt nuk do t’i ndalohet të hakmerret për plagët e shkaktuara sepse kush e mbyt tjetrin, në fakt ai mbyt vetveten dhe familjen e tij, përveç atij të cilit i bëhet dhunë. Të gjitha këto Allahu m’i ka pranuar dhe miratuar.
Hebrenjtë në luftë do të marrin pjesë me pasuritë e tyre, edhe muslimanët me pasuri- të e tyre. Ata do të ndihmohen mes tyre kundër atij i cili i lufton nënshkruesit e këtij do- kumenti. Ata duhet të këshillohen mes tyre dhe të kenë marrëdhënie miqësore ku e mira bëhet mburojë ndaj së keqes.
Nuk do të dëmtohet aleati. Do t’i ofrohet ndihmë të dëmtuarit.
Hebrenjtë do t’i mbulojnë shpenzimet e luftës, së bashku me muslimanët, derisa janë në luftë.
I gjithë territori i Jethribit është i shenjtë dhe i pacenueshëm për të gjitha subjektet e këtij dokumenti.
Fqinji është si vetë personi, nuk guxon t’i bëhet atij asnjë dëm as mëkat.
Ajo që nuk është pronë private mund të tregtohet vetëm me lejen e poseduesit të saj. Për çdo gjë që ndodh mes subjekteve të këtij dokumenti, ndonjë rast apo grindje që
mund të shkaktojë rrëmujë, duhet të kthehet tek Allahu i Plotfuqishëm dhe te Pejgamberi i Tij, Muhamedi a.s..
Me të vërtetë, çdo gjë që është në këtë dokument Allahu e ka pranuar dhe miratuar!
Me Kurejshët dhe ndihmësit e tyre nuk do të ketë kurrfarë tregtie dhe të gjithë do të ndihmojnë njëri-tjetrin kundër atyre që sulmojnë Jethribin.
Nëse u kërkohet (hebrenjve) armëpushim që ta respektojnë dhe t’i përmbahen, ata do ta pranojnë dhe respektojnë, edhe ndaj tyre do të veprohet në të njëjtën mënyrë. Po ashtu nëse ata kërkojnë diçka të ngjashme (nga muslimanët), muslimanët do ta pranojnë atë dhe do ta respektojnë, përveç atij i cili lufton për shkak të fesë.
Të gjithë njerëzit e kanë zonën e tyre të përgjegjësisë në anën dhe në fushën ku jetojnë.
Hebrenjtë e fisit Evs dhe përkrahësit e tyre kanë trajtim të njëjtë si të gjithë të tjerët që janë të përfshirë në këtë dokument, me kushtin e respektimit të plotë. Marrëdhëniet e mira do të jenë mbrojtje ndaj së keqes.
Kush bën diçka jashtë kësaj, do t’i bartë vetë pasojat e saj. Me të vërtetë, çdo gjë që është në këtë dokument Allahu e ka pranuar dhe miratuar, andaj kjo do të aplikohet edhe ndaj çdo shtypësi dhe krimineli. Kush dëshiron të dalë nga Medina është i sigurt, sikurse edhe ai që mbetet në të, përveç atij që bën ndonjë krim apo tirani. Me të vërtetë Allahu është me atë i cili është vepërmirë dhe i devotshëm, gjithashtu edhe i Dërguari i Tij, Muhamedi a.s.”