Feja e Zotit apo “zoti” i fesë | Mr. Ramazan Fetahu

Çasja e drejtë ndaj Zotit njeriun e bënë të jetë në harmoni me të gjithë njerëzimin. Ai ndanë të njëjtën hapësirë metafizike me të gjithë njerëzit dhe këtë harmoni mundohet ta bartë edhe në hapësirën fizike.
Çasja e drejtë ndajë fesë njeriun dhe botën e vendos si antitezë të botës së amshuar kurse vet shërben si sintezë në mes të tyre.
Feja dhe Zoti nuk janë e njëjta gjë. 
Në mënyrën që e konceptojmë Zotin krijojmë edhe “fenë” tonë -pra rrugën për tiu afruar atij. Prandaj Ibn Arabiu këmbëngul në krijimin e një mendimi pozitiv për Zotin sepse në atë formë ai i drejtohet njeriut, duke u bazuar në hadithin e famshëm kudsij “Unë jam në mendimin e robit tim për mua”.
Meqë Zoti është i përbashkët për njerëzimin si ka mundësi të vritet njeriu për hirë të Zotit? 
Personalizimi i Zotit ose zotshmëria e njeriut e ngrit “Neriun zot” dhe tanimë krijohet “feja imanente” ku në emër të njeriut vritet Zoti dhe jo më njeriu. Në këtë vrasje të zotit nga ana e njeriut aludon edhe Niçe.
Ky është kuptimi i thënies “Ai i cili vret një njeri është sikur të ketë vrarë krejtë njerëzimin” sepse me vrasjen e njeriut në emër të Zotit vetëm se është vrarë “Ideja e Njerëzimit”.
Kjo krijon fenë e gjakderdhjes dhe zotin kriminel i cili garanton “parajsën”.
ISIS, apo edhe ajo që po ndodhë në Burma, dhe të ngjajshme me to janë vetëm se largimi nga religjiozja dhe thellim më i madhë në grehinat e materies .
            Problematika më e madhe e cila i ndodhë shkrimeve sekrale, është se ato lexohen me parametrat e profanës.
Mesazhi hyjnorë – i zbret njeriut në formën e metaforës në mënyrë që të ruaj freskinë dhe shumë kuptimshmërinë e tij. Kjo e bënë atë të jetë mbikohorë dhe mbi hapsinorë.
Alegoria e përdorur në tekstet e shenjëta është ajo e cila i shërben shpirtit të njeriut si kandil për orientim të drejtë.
Parajsa si entitet i botës tjetêr, është niveli kulminantë i ngritjes shpirtërore, rezultat i së cilës ështe “takimi” me Zotin, ose thënë ndryshe të ekzistuarit te Zoti vetëm si esencë dhe jo si ekzistencë. Esenca e njeriut është shpirti dhe në relacion me parajsën vetëm përjetimet shpirtërore janë të vërteta. 
Prandaj edhe pêrshkrimet e parajsës për botën tjetër janë skema ku njeriu ndjenë ekstazën më të thellë, në mënyrë që ti bëhet mê e afërme me të përtejmën.
Leximi literal i tyre e shëndërron parajsën në shtëpi argëtimi, me pije alkoholike dhe mardhënie seksuale. Në fakt seksi dhe alkoholi janë procese biologjike adekuate për këtë botë. Nëse në parajsë do të ishin edhe këto elemente atëherë njeriun dhe kafshën nuk e dallon asgjë. Atëherë ne e bashkëndajmë hapësirën metafizike edhe me kafshët,dhe në parajsë do të futën edhe kafshët, gjë të cilën e kundërshton mendësia fetare. Feja e ngritë njeriun në nivele shumë më të lartë se kafshët. Si dhe dehja nga alkooli është zbrazja e pakontrolluar e fuqisë së natyrës mbi njeriun. Këto janë ligje fizike që i përkasin natyrës dhe asesi nuk vlejnë për botën tjetër.
Ajo që synohet të thuhet me mardhënie seksuale, nuk duhet kuptuar në mënyre literale. Është fjala për përjetime të larta shpirtërore.
Ligjërimi për fizionominë e banorëve të xhennetit në përngjasim me fizionominë e njerëzve të botës, është kundërshti e madhe më frymën e Kuranit dhe librave tjerë qiellorë.
Predikuesit tonë nga pamundësia intelektuale dhe morale për të kapë thelbin e mesazhit krijojnë një “amshim të përbotshëm” siç e thashë më lartë edhe kjo është ide e krijimit të një feje të përbotshme me zot njeriun.
Kërkohet urgjentisht një çasje fetare ndaj fetarisë me njerëz adekuat për këtë qështje sepse nëse feja nuk të dërgon te Zoti atëherë ajo të bënë zot. 
Ramazan Sh. Fetahu, Prizren

“Nuk lejohet kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese, pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e FRYMA.ORG!”