Besimi sintezë në mes intelektit dhe absurdit. (Kierkegard dhe Kamy)

Kierkegardi përmes kalorësit të besimit vë në lojë fenë dhe filozofinë, besimin dhe arsyen. Si studentë i teologjisë dhe filozofsë ai tenton ta modifikojë krishterimin duke e reformuar në krishterim pa krishtin. Ai i bënë një çasje kritike dogmave të vjetra kristiane. Por përseri nuk mundë të themi se ka qenë kundra fetarisë dhe botkuptimit fetarë. Shumica e veprave të tij kanë të bëjnë me idenë e Zotit, moralin, etj. Kritika që i bënë Abrahamizmit ngelet një përplasje në mes fesë dhe filozofisë, misticizmit dhe racios. Tek Kierkegardi Abrahami është ai personalitet fetarë i përmendur në librat e shenjtë.

Kalorësi i besimit Kierkegardian është ai ‘individ’ i cili e ka kuptuar esencën e vet falë besimit në amshueshmëri. Abrahami i cili përmes nënshtrimit total ndaj Zotit bëri kërcimin nga universalja drejtë absolutes duke formuar ‘individin’ e tij, qëndron mbi çdo lloj morali ngjajshëm me Mbinjeriun e Niçes vetëm se tek Kierkegardi individi vendos raporte absolute me absolutin kurse te Niçe është ai njeri i cili arrinë të krijojë një moral origjinal tek përmbysja e moralit, njeri i cili ka arritur të lirohet nga prangat dhe është bërë shpirtë i lirë ose ka filluar të shërohet nga sëmundjet dogmatike. Mbinjeriu Niçean është ai i cili vazhdon ta krijojë veten përtej asaj që ka bërë me vetën e tij. Ai duhet ta kapërcejë pa pushim atë që tanimë ka realizuar.

Me kërcimin dhe braktisjen e universales Abrahami arrinë të relativizojë ligjin e Etikës dhe këtu ndodhë ajo që mundë ta quajmë (nëse na lejohet të themi) ‘Imperativi kategorik Kantian ku Abrahami pa marrë parasysh pasojat vendos ti qëndrojë besnik dhe ti nënshtrohet urdhërit të Zotit. Me këtë “individi”, tregon se është pjesë e te dy botëve. Ai i përket botës ndiesore dhe asaj metafizike. Imperativi i urdhërit i cili te Abrahami kalon përmes prizmit të besimit nuk do të thotë se është abstrakt dhe nuk i përket të përbotshmes, përkundrazi sa është abstrakt aq është edhe konkret. Pikërisht përmes këtij besimi Abrahamifitoi ndërgjegjie të amshueshme duke mos hequr dorë nga kjo botë, përkundrazi falë besimit në absurden ai fitoi edhe këtë botë pra fitoi Is’hakun. Ky mund të shërbejë si shembull i realizimit në hapësirë i imperativit kategorik Kantian.
Gjithashtu këtu kemi edhe dallimin në mes heroit tragjik i cili për hirë të kauzës publike flijon individualen duke flijuar apo sakrifikuar për hirë të saj, kurse te Abrahami nuk bëhet fjalë për kauzë publike por me vërtetim besimi falë së cilës ai merr titullin “atë i besimit” Heroi tragjik hek dorë nga vetja për të shprehur universalën, kalorësi i besimit heq dorë nga universalja për tu bërë ‘individ’.

Këtu qëndron ankthi që të len pa gjumë, sikurse thotë Kierkegardi se Hegelin e kuptojë por Abrahami më mahnit. Gjithçka tek ai sillet rreth besimit. Besimi i jep kuptim çdo veprimi të tij. Po të mos ishte besimi Abrahami do të ishte vrasës.
Ky njeri i plotë të mahnit në çdo lëvizje thotë Kierkegardi, ai përjeton dhimbjen për hirë të dashurisë. Detyra etike kërkon që prindi ti donë fëmijët e vetë ashtu sikurse Abrahami e deshi shumë Is’hakun pasi se i kishte lindur në moshë të shtyrë, por dashuria sublime kërkon të flijohet kjo dashuri relative, për tu drejtuar tek dashuria e pafundshme në mënyrë që të fitohet edhe e fundshma. Kjo shprehet si fushë e absurdes, por Abrahimi i bindur thellë në besim e dinte mirë se ai që kërkon absurden edhe absurden mund të ta kthejë. Ai ishte i bindur se do ti jepte një Is’hak tjetër ose do të shpetonte atë sespe ligji absurdës i garanton këtë.
Akti i thyerjes së ligjit etik sipas gjuhës së Kantit do të shprehej si besnikëri ndaj maksimës ‘duhet’ ku njeriu si qenie racionale është pjesë e mbretërisë së qëllimeve. Në nënshtrim ndaj detyrës njeriu formon konceptin ‘individ’ Dallimi është se te Kanti njeriu si me imperativin kategorik arrinë të bëhet pjesë e “Qenies racionale” dhe në këtë mënyrë arrinë ta realizojë vetvetën. Tek Kierkegardi përmes besimit njeriu realizon vetvetën, duke u vendos në raport ontologjik me Zotin.
Kierkegardi analizon edhe aspektin ndiesorë të Njeriut i cili vendos ti bindet urdhërit. Ai qëndron i heshtur përballë urdhërit që i jepet. Përballon dhimbjen dhe refuzon ti tregojë gruas së tij Sarës për vendimin e tij të bëjë fli të birin vetëm se i ishte kërkuar nga ana e Zotit. Kjo është përbotshmëria e absurdës. Heshtja e Abrahamit ngjanë me personazhin Merso në romanin“I huaji” të Albert Kamysë.

Merso (Mersault), personazhi kryesor të ‘I huaji’, i cili preokupimin kryesor e ka vetëm për të jetuar, ashtu si di e me aq sa mundet, qysh në fjalinë e parë të romanit zihet në grackën e vdekjes. I vdes e ëma, për çka nuk qanë vret një arab, për çka nuk pendohet, dënohet me vdekje, për çka nuk mbrohet. Po Mersoi e ndjenë se, pa dashjen e vet, gjendet i zhytur në absurd, e se në një situatë të tillë çdo gjë është e kotë. Ai me zgjuarsi zgjedh heshtjen, para histerisë se një shoqërie të tërë.
Arsyeja se pse Merso dënohet me vdekje nuk ka të bëjë shumë me faktin se ai vret një njeri, sa lidhet me atë se ai nuk është sikur të tjerët. Ai është i huaj jo ndaj vetes por i huaj për një shoqëri të tërë. Merso nuk është sikurse ‘Ne’ që për shkak të babëzisë, hyjmë në gjithëfarë allishverishesh. Merso nuk pranon të gënjejë për asnjë çmim; madje as atëherë kur kupton se do t’i pritet koka. Merso nuk qan as në varrimin e nënës sepse nuk i qahet. Ai e do nënën e tij por nuk i qahet në varrimin e saj. Në fund dënohet jo për krimin, por sepse nuk ka qarë në varrimin e nënës. Kamy përmes Mersos e shpërfaqë këtë hipokrizi: shoqëria nuk është e interesuar ta denojë krimin sa është e interesuar ta denojë sjelljen e individit.
Mersoi pra është deri në fund një njeri i lirë, meqenëse, për Kamynë, “liria është e drejta për të mos gënjyer”. Ndaj kësaj lirie Mersoi nuk është aspak indiferent:
Tek Merso Kamy e nxjerr njeriun që e pranon absurdin dhe e jeton atë. Ai është në ballafaqim të vazhdueshëm me botën dhe pakuptimësinë e saj; ne ndeshemi me një botë që është në heshtje të vazhdueshme dhe, për rrjedhojë, nuk na flet.
Gjithashtu Kamy flet për absurdin edhe tek Miti i Sizifit.
Të gjithë jemi të dënuar sikurse Sizifi: hedhemi në botë, jetojmë dhe në fund që të gjithë vdesim. Pra, në fund të gjithë e ndajmë të njëjtin fat: vdekjen. Ky fund është, në fakt, ndër të vërtetat e vetme që pranon Kamy: “Njoh edhe një të vërtetë tjetër: ajo më thotë se njeriu është i vdekshëm”.
Ky pranim, apo tundim, mes të përjetshmes dhe të fundmës na zbulon absurdin. Si ballafaqim i njeriut me botën, absurdi është vetëdija e njeriut për veten dhe situatën e tij ekzistenciale. Kjo vetëdije është veçse pranim i një fati që e ndajmë të gjithë: vetëdijesimi për faktin se nuk jemi të përjetshëm.
Njeriu aburd për Kamynë është njeriu i pashpresë. Shpresa në ekzistencializmin e Kamysë trajtohet si kategori religjioze. Derisa të jetuarit në absurd është para së gjithash të jetuarit pa shpresën; pra të jetuarit në të tashmën. Sipas Kamys njëriu që jeton me shpresë jeton në të ardhmen:
Absurdi është përballje: me botën dhe me sendet që na rrethojnë. Është vetëdija e njeriut për situatën e tij ekzistenciale. Njeriu absurd është njeriu i vetëdijshëm se bota nuk mund të shpjegohet. Prandaj Sartre në një ese për Kamyn thotë që “njeriu absurd nuk e shpjegon botën por vetëm e përshkruan atë”.
Por Kamy tenton të krijojë një optimizëm psikologjikë kundrejt pesimizmit që na ofron natyra dhe ideja e vdekjes. Ai thotë se duhet të krijojmë një vdekje të ndërgjegjshme. Kjo ndërgjegjie arrihet përmes marrëveshjes në mes qenies dhe jetës që bën. Marveshja mundë të arrihet përmes dëshirës për të jetuar dhe fatit për të vdekur.
Nuk ka materializëm absolut, për të formuar këtë fjalë duhet thënë se në botë ka diqka më tepër se lënda nuk ka nihilizëm tërësorë. Nga çasti kur thuhet se gjithçka është pakuptimësi ka shprehur diqka që ka kuptim. Të mohosh çdo koncept në botë do të thotë të zhdukësh çdo gjykim vlere.

Edhe pse ekzistencialist Kamy pranon ekzistencën e përtej lëndorës. Pikërisht absurdi Kierkegardian dhe ai Kamynian arrijnë të harmonizojnë të paktën në botëkuptim dy rrymat më të mëdha dhe më ekstreme të filozofisë atë idealiste dhe empiriste. Sepse fundja edhe idealistët nuk kanë arritur në interpretimin absolut të botës kurse empiristët në të kuptuarit dhe përshkruarit tërësorë të botës. Pika ku ndeshën kto është e pakuptueshmja ose absurdja. Pranimi a-priori i besimit mundë të krijojë një botëkuptim përafrues mes njeriut dhe mbiracionalës. Besimi mund ti jepë kuptim gjërave madje edhe vdekjes të cilën Kamy e përmendë shpesh. Kamy kur flet për shëtitjen e tij në Algjeri thotë “Gjithçka këtu në Algjer të ftonë ndaj jetës”. Atje dëgjon një mikëpritje me gjakftohtësi të vdekjes ku thuhet:” Zoti ma dha, Zoti ma mori”.

Ramazan Fethu,